SHBA: Qeveria e Iranit me ndëshkimin e opozitës, po i bën keq vetes së saj

Uashington, 3 shkurt, NOA - Udhëheqësit e
Iranit po mbjellin farën e shkatërrimit të tyre duke vazhduar të shtypin
opozitën.
Një fakt të tillë e ka deklaruar zv/presidenti
amerikan Xho Bajden, sipas të cilit përdorimi i forcës nga udhëheqja e Iranit
për të shtypur protestat e opozitës i ka kushtuar asaj koston e besimit moral
brenda vendit dhe në mbarë rajonin.
Ndërkaq, ai bëri me dijeni tha gjithashtu se
Uashingtoni po hedh hapa drejt vendosjes së sanksioneve ndaj qeverisë së
Iranit.
Një ditë më parë, udhëheqësi i opozitës iraniane
Mir Husein Mosavi kritikoi ashpër udhëheqjen konvervatore të vendit duke e
akuzuar atë se ka dështuar të përmbushë synimet e Revolucionin Islamik të
vendit.
Mosavi shtoi se qeveria e tanishme ka mbytur
median e pavarur, ka mbushur burgjet me activistë të opozitës dhe sipas fjalëve
të tij, ka vrarë brutalisht protestuesit paqësorë.
Ai tha se këto veprime e kanë bërë atë të
besojë se Revolucioni Islamik i vitit 1979 nuk i ka përmbushur objektivat.
Nga ana tjetër, Irani së fundmi tha se është i
gatshëm ta dërgojë uraniumin jashtë vendit siç kërkohet nga Kombet e Bashkuara.
Sipas presidentit Mahmud Ahmadinexhad, Irani nuk do të kishte problem që ti
japë Perëndimit uraniumin e pasuruar në shkallë të ulët, dhe ta marrë prapë
disa muaj më vonë kur ai të pasurohet për 20 %.
Vendimi paraqet ndryshim të madh në qëndrimin e Iranit, pasi muaj me radhë,
zyrtarët iranianë e kanë kritikuar planin dhe alternativën e ofruar.
n.e/NOA