E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafikuan heroine, kapet banda shqiptaro-tuniziane

Itali-Shkaterrohet nje bande e trafikut te droges ne Itali. Policia italiane deklaroi se ka arrestuar dhjete persona te akuzuar per trafikim droge te llojit heroine, mes te cileve edhe disa shqiptare. Operacioni antidroge eshte zhvilluar nga policia e Modenas ne Itali, ku jane vene ne pranga 10 emigrante shqiptare dhe tuniziane. Sipas te dhenave nga forcat e policise italiane, gjate ketij aksioni, jane sekuestruar 17 kg heroine e ndare ne 33 pako. Droga qe u sekuestrua ne Savignano sul Panaro, ishte e destinuar per tregun e brendshem ne provincen e Modenas, por edhe per pjesen e Emilia Romagna. Heroina arrin vleren e 1.5 milione eurove. Policia italiane dhe agjente te antidroges, kishin disa kohe qe hetonin aktivitetin e kesaj bande trafikantesh, derisa arriten ne prangosjen e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›