E Diel, 1 Nëntor 2026

I pret fytin me thike, pas zenies ne autobus

Ledi Koraqi
Tirane-Theret me thike ne fyt nje 37-vjecar nga Tirana. Ngjarja e rende ka ndodhur pasditen e djeshme rreth ores 16.30. Burime zyrtare te policise, qe sqaruan edhe detajet e ngjarjes thane se gjithcka ka nisur pas nje sherri banal mes dy burrave ne autobusin e linjes Tirane- Ndroq. Duke qene edhe ore e vone e udhetimit, autobusi ka pasur shume pasagjere duke krijuar shtyrje dhe ngushtice mes tyre. Fillimisht sherri ka nisur brenda ne autobus mes Arben Goges 37 vjec dhe Nezir Mallikut 42 vjec. Shkak mesohet te jete bere hekuri mbajtes ne autobus. Goga i ka thene 42-vjecarit Malliku, te heqe doren nga tubi ku ai po mbahej, pasi aty kishte nusen dhe djalin dhe i bezdiste me doren e tij. Por ne kete kohe Malliku ka reaguar ashper, duke e ofenduar dhe share 37-vjecarin. Edhe Goga mesohet se i eshte kunderpergjigjur me te njejten monedhe. Sherri eshte shoqeruar me fjale ofenduese mes dy burrave, madje per t'i ndare kane nderhyre edhe pasagjeret e tjere te autobusit. Kur autobusi ka ndaluar prane qendres "Globe", tek ish Parku i Autobuseve, Malliku i cili nuk ka duruar dot ofendimet, mesohet t'i kete thene 37-vjecarit Arben Goga te zbriste poshte. Dy protagonistet e sherrit kane zbritur, ndersa autobusi ka vazhduar rrugen. Pikerisht sapo ka vene kemben ne trotuar, Malliku ka nxjerre nje thike qe e mbante me vete dhe e ka qelluar direkt ne qafe Gogen duke i prere fytin. I plagosuri eshte derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, por per shkak te hemorragjise se madhe te shkaktuar nga prerja e arteries kryesore, ka nderruar jete.
Arrestimi
Menjehere pas kesaj ngjarje, autori eshte larguar per t'iu fshehur kapjes nga policia. Burime zyrtare bejne te ditur se fale nje pune te mireorganizuar te efektivave te Komisariatit nr. 2 ne Tirane dhe Drejtorise se Policise Tirane, eshte bere i mundur arrestimi i autorit. Ne kete operacion, u angazhuan afro 150 forca policore. Autori i vrasjes eshte kapur brenda 5 minutave nga kryerja e krimit, prane nje fushe sapo kalon ish-Kombinatin Tekstil, duke u larguar drejt shtepise se tij. Mesohet se Nezir Malliku ishte banor i fshatit Prush, i komunes Vaqarr. Ndaj tij eshte marre masa e arrestit, per vepren penale te vrasjes. Pasi eshte marre ne pyetje, ai mesohet se e ka pranuar krimin e kryer prej tij. Mesohet se autori i krimit punonte roje nate ne nje motel ne Vaqarr, por ishte person qe konsumonte shume pije alkoolike. Tre muaj me pare mesohet se ai i ka vene zjarrin shtepise se tij ne Prush, i ndodhur nen efektin e alkoolit.

16.30 Ora
Kur ndodhi vrasja. Gjithcka ka nisur ne autobusin e linjes Tirane-Ndroq. Nezir malliku dhe Agron Goga, kane nisur te zihen mes tyre per vendin e mbajtjes ne autobus. Me pas sherri i nisur me fjale, ka perfunduar ne vrasje jashte autobusit.

Shkaku
Goga i ka thene 42-vjecarit Malliku, te heqe doren nga tubi ku ai po mbahej, pasi aty kishte nusen dhe djalin dhe i bezdiste me doren e tij. Por ne kete kohe, Malliku ka reaguar ashper duke e ofenduar dhe share 37-vjecarin. Por edhe Goga mesohet se i eshte kunderpergjigjur me te njejten monedhe.

Arrestimi
Ne operacionin per arrestimin e autorit te krimit, u angazhuan afro 150 forca policore. Autori i vrasjes eshte kapur brenda 5 minutave nga kryerja e krimit, prane nje fushe sapo kalon ish Kombinatin Tekstil, duke u larguar drejt shtepise se tij ne fshatin Prush.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›