Akuza, saldatricja prove e tragjedise
Tirane-Prokuroria e Tiranes kerkoi ne seancen e djeshme gjyqesore, te administrohen disa prova te reja materiale, qe hedhin drite mbi shkaqet e tragjedise se Gerdecit.
Prokurori i ceshtjes, kerkoi qe te administrohet si prove e rendesishme mbetjet e saldatrices se perdorur per ngjitjen e karrocave te transportit te barutit, e cila kishte pesuar difekt, ne 15 mars 2009. Sipas prokurorise ne 8 janar te ketij viti, forcat e ushtrise qe po kryejne pastrimin teresor te zones se prekur nga predhat, kane gjetur nje mbetje saldatrice afer baneses thuajse te shkaterruar, te nje prej viktimave te tragjedise Qemal Deliut. Ky i fundit e mbante kete pajisje pasi po kryente disa rregullime ne shtepine e tij jo me larg se 300 metra nga fabrika e Gerdecit. Prokuroria tha se nje nga karrocat qe perdorej per barutin e dale nga demontimi, eshte salduar diten e ngjarjes me ate saldatrice. Pasi eshte ngjitur, karroca e nxehte eshte perdorur menjehere per te transportuar barut. Kjo sipas prokurorise ka qene edhe shkaku i shperthimit tragjik ne fabriken e Gerdecit, pasi duke rene ne kontakt me temperaturen e nxehte te karroces se salduar, baruti ka shperthyer duke shkaktuar vatren e pare te zjarrit ne brendesi te fabrikes rreth 11 metra larg portes hyrese. Gjykata kerkoi sot qe prokuroria te hartoje nje kerkese te plote te argumentuar per marrjen ne cilesine e proves penale te mbetjeve te saldatrices. Ne seancen e djeshme deshmoi dhe ish-drejtori i fabrikes se demontimit ne Gerdec, Dritan Minxholli, i cili pranoi se me vetedije kishte punesuar 18 minoren. Minxholli tha se per kete ishte nisur nga gjendja e veshtire e familjeve te minoreneve.
Deshmite e minoreneve
Ne seancen e djeshme kane deshmuar edhe dy djem te rinj, ish punetore ne fabrike. Ata kane deshmuar me detaje punesimin, punen qe benin, kushtet ne te cilat punonin. "Kemi firmosur nje kontrate, ishte leter e bardhe", ka rrefyer nje nga minorenet, Lulezim M. aktualisht 16 vjec ka qene i shoqeruar ne sallen e gjyqit nga nje psikologe. "Sapo kisha mbushur 14 vjec ku u punesova ne fabrike. Shkova takova vete drejtorin, Dritan Minxholli, i cili pranoi te me merrte ne pune dhe urdheroi punesimin tim ne sektorin e paketimit te barutit, pune me ore dhe me rroge baze. Aty punova gjashte muaj dhe me pas u largova". Murati shtoi se ne fabrike kishte pare persona qe flisnin ne gjuhe te huaj. Minoreni tha se prane cdo makinerie kishte kova uji per shuarjen e zjarrit apo disa pompa te vogla qe perdoreshin per te njejten gje. Ish punetori tjeter i mitur, aktualisht 18 vjec, qe deshmoi ne gjykate ishte Egnoni L. i cili eshte vellai i njeres prej viktimave te tragjedise Zelie L. Ai tha se kishte punuar vetem disa muaj ne paketimin e barutit dhe demontimin e fishekeve. "Shkova vete dhe kerkova te Minxholli te punesohesha. Here punoja me norme dhe here me rroge baze. Pagat merreshin nje here ne muaj dhe cdo muaj firmosnim mbi nje leter te bardhe, ku shkruam emer, mbiemer dhe firmen tone. Nuk dime pse na kerkohej nje gje e tille". Ish punetori i mitur, tregoi se kishte pare edhe here te tjera raste zjarri ne fabrike. "Kemi qene te frikesuar kur binte zjarri, fillimisht hezitonim por me pas merrnim kovat dhe e shuanim", tregoi dje ne sallen e gjyqit 18-vjecari Leti.