Pretenca, 25 vjet burg Pajes
Tirane-Prokuroria kerkon denimin me 25 vjet burg te Ilir Pajes, personit qe beri buje ne vendin fqinj Itali me arratisjet e tij spektakolare nga burgu. Ne seancen e djeshme te zhvilluar ne Gjykaten e Krimeve te Renda, organi i akuzes ka lexuar pretencen ndaj te pandehurit. Prokurori i ceshtjes ka radhitur akuzat ndaj te pandehurit Paja si dhe provat ku mbeshtetej kerkesa per denimin prej 25-vjetesh burg. Ne seancen e radhes, pritet te jepet edhe vendimi per te pandehurin.
Akuzat
Paja akuzohet per tentativen e vrasjes ne rrethana cilesuese te agjentit te policise, Bledi Alimeni. Ngjarja ka ndodhur ne mars te vitit 2008, ne "Rrugen e Dibres", prane farmacise 10 ne Tirane, kur gjate nje aksioni per kapjen e te kerkuarit nderkombetar 37-vjecarit, Ilir Paja, iu rrezikua jeta seriozisht agjentit te policise. Pas rreth nje muaj informacione dhe vezhgime, forcat speciale te kerkimit, prane policise se kryeqytetit kane nderhyre per te kryer kapjen e 37-vjecarit Ilir Paja, i shpallur ne kerkim nderkombetar. Paja po udhetonte me nje automjet ngjyre gri me targa te huaja kur i jane vene ne ndjekje forcat e policise. Kur po afrohej prane kryqezimit tek farmacia nr.10, makina e policise i ka dale para te kerkuarit, i cili eshte urdheruar te ndaloje. Pas makines se te kerkuarit ndodhej nje agjent i cili po e ndiqte ate me motor. Por Paja e ka perplasur agjentin duke e hedhur disa metra tutje. Sapo kane pare kolegun e tyre te rrezohet ne anen tjeter te bulevardit me motor, nje prej policeve ka nxjerre pistoleten dhe ka qelluar Pajen, i cili u plagos ne shpatull.
Arratisja
Ilir Paja kishte mundur te arratisej dy here nga burgjet italiane, duke u kthyer dhe nje nga personat me te kerkuar ne Itali. Arratisja e pare e shqiptarit u krye ne qershor te vitit 2006 kur ai kishte rreth gjashte muaj qe ishte izoluar ne burgun e Peruxhias. Pas 3 muaj arratisje, ai eshte arrestuar ne provincat e Milanos. Edhe ne kete rast Paja kishte tentuar t'i ikte policise duke u hedhur nga kati i trete i pallatit ku ndodhej. Por nuk do te kalonte shume kohe dhe Paja do te arratisej, kete here pa kryer plane. Teksa po transferohej me nje ambulance nga njeri burg tek tjetri, ai ka perfituar nga nje ndalese ne autostrade. Ne nje moment ai ka mbetur vetem me nje prej policeve dhe ketu ka ndodhur edhe arratisja. Paja ka goditur policin dhe pasi e ka shtrire perdhe eshte larguar me vrap, pa kepuce ne kembe dhe pa hequr as prangat nga duart.
Pretenca
Ne seancen e djeshme te zhvilluar ne Gjykaten e Krimeve te Renda, organi i akuzes ka lexuar pretencen ndaj te pandehurit. Prokurori i ceshtjes ka radhitur akuzat ndaj te pandehurit Paja, si dhe provat ku mbeshtetej kerkesa per denimin prej 25 vjetesh burg. Ne seancen e radhes, pritet te jepet edhe vendimi per te pandehurin.
Akuza
Paja akuzohet per tentativen e vrasjes ne rrethana cilesuese te agjentit te policise, Bledi Alimeni. Ngjarja ka ndodhur ne mars te vitit 2008, ne "Rrugen e Dibres", kur gjate nje aksioni per kapjen e te kerkuarit nderkombetar 37-vjecarit, Ilir Paja, iu rrezikua jeta seriozisht agjentit te policise.