I ftohti polar mposht veriun, probleme me ushqimin, ilaçet dhe dritat
Veriu i vendit vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të motit të keq dhe dëborës që prej mëse një jave ka izoluar banorët e shumë komunave dhe fshatrave. Duket se zonat më problematike janë ato të Pukës, Tropojës, Dibrës dhe Kukësit ku trashësia e dëborës në shumë zona ka arritur mbi 2 metra.
Ndërkaq bëhet me dije se shumë akse vazhdojnë të jenë pakalueshme prej 10 ditësh për shkak të dëborës, si Krumë-Bajram Curri, Bajram Curri-Qafe Morinë, Kukës-Peshkopi, Kukës-Shishtavec.Fushë Arrëz-Kukës, Bajram Curri-Fushë Arrëz si dhe të gjitha akset rurale në Pukë. Mësohet se sot janë të kalueshme me zinxhirë akset Pukë-Fushë Arrëz, Pukë-Shkodër, Kukës-Krumë, Morinë-Kalimash janë të kalueshme me zinxhirë.
Ndërkaq gjatë ditës së djeshme u raportua se ka nisur punën Shtabi i Emergjencave Civile i cili ka shpërndarë ushqime dhe emdikamente për banorët në zonat e thella që kanë kërkuar ndihmë. Një banore e Dibrës deklaroi dje se situata është alarmante pasi njerëzit s’kanë ushqime, drita madje për tu furnizuar me ujë kanë filluar të shkrijnë dëborën pasi tubacionet janë ngrirë.
Një tjetër shqetësim është edhe trasnporti i të sëmurëve apo grave shtatzëna nga zonat tërësisht të izoluara drejt spitale. Ditën e djeshme një 22-vjeçare rrezikoi të dështonte foshnjen e saj dhe u desh ndihma e helikopterëve për ta transportuar nga një fshat i Dibrës drejt maternitetit Koço Gliozheni në Tiranë. fatmirësisht e reja dhe fëmija i saj janë jahstë rrezikut për jetën dhe në kujdesin e stafit mjeksor.
Po ashtu forcat RENEA ditën e djeshme kanë evakuuar banorët e izolua në disa fshtra të veriut pais kishin dhënë alarmin e mungesës së ushqimit dhe kushteve të papërshtatshme për të përballuar acarin.
Shkrime të tjera me interes:
- Acari siberian mban të bllokuar Shqipërinë Shqipëria vazhdon të jetë e mbërthyer nga temperaturat e ulëta...
- Dëbora mbulon veriun e vendit Reshjet e dëborës kanë rinisur mbrëmjen e së premtes edhe...
- Furtunë dhe dëborë, veriu në prag emergjence civile Ngricat dhe erërat e forta po sjellin mjaft probleme në...