I gatshëm të bashkëpunojë me WADA

Dridhet sporti botëror. Mjeku spanjoll Eufemiano Fuentes, i përfshirë në skandalin me dopingun, ka deklaruar se do të bashkëpunojë për të zbardhur këtë çështje. I vënë nën hetim nga operacioni Puerto, ai ka rënë dakord të zbardhë listën me emrat e klientëve të tij për Organizatën Ndërkombëtare Antidoping, WADA.
“Jam i gatshëm të bëj të ditur çdo gjë që di, përfshirë edhe zbardhjen e emrave të listës së klientëve,” përfundoi Fuentes./Indeksonline/