E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, pikëreferim i kulturës ballkanike

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, i ka dërguar të mërkurën një letër përkrahëse Rrjetit të Organizatave të Kulturës së Pavarur të Kosovës – Forumit Kulturor.

Sipas ministrit, ky rrjet dhe Ministria e Kulturës duhet të punojnë bashkërisht, në mënyrë që Kosova të bëhet një pikëreferim i kulturës për Ballkanin Perëndimor.

“Bashkërisht, ne duhet të punojmë shumë për ta bërë Kosovën një adresë të pashmangshme kulturore dhe pikë referimi në Ballkanin Perëndimor. E pashmangshëm, ne duhet të shtojmë angazhimet tona që artistët tanë të jenë pjesë e rëndësishme e ngjarjeve më të mëdha kulturore në Evropë dhe në botë”, thekson, mes tjerash,i ministri Krasniqi në letrën e tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›