E Shtunë, 31 Tetor 2026

I gjendet 442 gr drogë, arrestohet

Lushnjë, 11 mars, NOA Forcat e policisë së Lushnjës kanë kapur në flagrancë 25-vjeçarin Dilaver Kajdo, lindur dhe banues në këtë qytet, pasi u kap me një sasi materiali bimor me ngjyrë jeshile i ngjashëm me bimën narkotike cannabis sativa, me peshë 442 gram. Arrestimi i këtij personi u bë për veprën penale Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore për agjencinë e Lajmeve NOA, duke pohuar se ky person në bazë të informacioneve dyshohej se mbante me vete lëndë narkotike dhe prandaj iu ushtrua kontroll fizik.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›