E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau në 97, ekstradohet nga Italia i akuzuari

Tiranë, 10 mars, NOA - Zyra e Interpol Tiranës ka mundur të kryejë sot ekstradimin nga Roma drejt vendit tonë, të 43-vjeçarit Gëzim Ndreu, lindur në Vlorë.

Lajmi bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA duke sqaruar se ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit arrest me burg për kryerjen e veprës penale të Vrasjes me paramendim, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

Konkretisht, Ndreu në vitin 1997, tek ish-lokal Kolonja ka vrarë për motive të dobëta me armë zjarri Besian Breçanin.

Ndërkaq, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i këtij të dyshuari, duke iu dorëzuar në aeroportin Nënë Tereza në Rinas përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›