Miratohen ndryshimet për SHISH

Tiranë, 10 mars, NOA Komisioni parlamentar i
Ligjeve dhe Çështjeve Kushtetuese ka miratuar sot ndryshimet e propozuara në
lidhje me funksionimin e Shërbimit Informativ të Shtetit, ndërsa do të dërgohet
për votim në parlament në seancën e 18 marsit. Në seancë ka qenë i pranishëm
edhe vetë drejtori i SHISH-it, Bahri Shaqiri, i cili ka paraqitur mendimet e
tij në lidhje me projektligjin e ri. Në përfundim të mbledhjes e cila u
zhvillua me dyer të mbyllura, kërkesë kjo e Shaqirit, komisioni parlamentar ka
miratuar bashkë me amendimet e tij projektligjin në fjalë, i cili kufizon
mandatin e drejtuesit të këtij institucioni në 5 vjet.
Nëse drafti do të miratohet në Kuvend pa ndryshime, atëherë i bie që Shaqiri të
lërë detyrën pasi në shkurt të 2010 ka bërë 5-vjet në krye të institucionit dhe
sipas ligjit të ri, do ta dorëzonte atë.
Ndërsa amendimet e propozuara nga vetë Shaqiri nuk preknin mandatin e tij 5-vjeçar
të kërkuar në draft si dhe varësinë e institucionit që drejton nga qeveria,
pika këto të kundërshtuara fuqishëm nga opozita.
n.e/NOA