E Shtunë, 31 Tetor 2026

SPEK-u organizon protesta njëorëshe

Sindikata e Pavarur e Elektro-Kosovës (SPEK) ka paralajmëruar mbajtjen e protestave njëorëshe, nesër dhe pasnesër.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga SPEK-ut saktësohet se protesta do të mbahet nga ora 8 deri në 9, para ndërtesës së Elektro-Kosovës në Prishtinë dhe në të gjitha qytetet e tjera.

Ndërsa protesta qendrore pritet të mbahet më 15 mars, nga ora 12 deri në 17, para ndërtesës së Elektro-Kosovës në Prishtinë.

Sipas drejtuesve të sindikatës në këtë protestë pritet të marrin pjesë më shumë 1000 punëtorë.

Kjo sindikatë kërkon shkarkimin e drejtorit menaxhues të KEK-ut, Arben Gjukaj, për korrupsion, nepotizëm dhe dukuri të tjera negative në KEK. Kërkesa të tjera të kësaj sindikate janë përmirësimi i kushteve të punës dhe anulimi i Rregullores nr. 3 për largimin e punëtorëve nga puna jashtë ligjit.

Gjithashtu SPEK-u i cili drejtohet nga Lazër Krasniqi, kanë kundërshtuar shkyçjet kolektive, rritjen e çmimit të energjisë elektrike, si dhe ka kërkuar transparencë në privatizimin e distribucionit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›