E Shtunë, 31 Tetor 2026

I gjuhen për Fond

Meseleja për Fondin e Trepërqindëshit vazhdon ta përcjellë Bujar Bukoshin. Së fundmi, në Këshillin e Përgjithshëm të LDK’së është kërkuar që Zëvendëskryeministri të thirret në interpelancë parlamentare. Anëtari i këtij organi, Musa Daka, thotë se ka dëshmi të forta se paratë e Fondit u vodhën. E, në këto keqpërdorime involvon edhe Isa Mustafën. Nga Faton Ismajli më 20 korrik 2011 në ora 08:32

Tregimi për Fondin e Trepërqindëshit vazhdon ta ndjekë figurën e Bujar Bukoshit.

Nëse nisma e anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së nga Amerika, Musa Daka shkon deri në fund, atëherë ish-Kryeministri në Ekzil do të rrëfehet për fondet e paraluftës në Kuvendit e Kosovës.

Kjo kërkesë për sqarime rreth Fondit nga i cili janë financuar kryesisht LDK’ja dhe formacioni ushtarak FARK, është bërë nga Daka në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, mbajtur të hënën e kaluar.
Në një bisedë për Express, Daka thotë se ka fakte të forta përballë ish-udhëheqësve të Fondit, për keqpërdorime të djersës së mërgatës.

“Kërkesa ime në Këshillin e Përgjithshëm ka qenë që Grupi parlamentar të kërkojë llogari nga Fondi, për të cilin asnjëherë nuk është dhënë llogari. Dihet kush ka qenë Kryeministër dhe kush e ka udhëhequr Fondin”, ka thënë Daka.

Fondin e ka udhëhequr Bujar Bukoshi, i cili ka qenë Kryeministër në Ekzil, derisa Isa Mustafa ka qenë Ministër i Ekonomisë dhe Financave.

Pikërisht akuzat e Dakës iu drejtohen miqve të vjetër - Bukoshit e Mustafës.
“Jo që dyshoj, por kam fakte se është keqpërdorur. Fondi i Republikës së Kosovës pa dashje, pa pëlqimin e askujt është shndërruar në Riinvest.

Shkimin e plotë mund ta lexoni në Express....

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›