I hiqet licensa Darfo-s, firmës së ferrokromit në Bulqizë
Ministri i METE-s, Dritan Prifti theksoi sot se kjo kompani nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e kontratës dhe se për këtë do të hiqet e drejta e konsecion.
“Asnjë nga kriteret e kontratës nuk u përmbush. Ndaj kanë nisur procedurat për heqjen e koncesionit”, tha Prifti. Deklarata u bë gjatë një takimi që ministri Prifti zhvilloi me sindikalistë të Konfederatës në Dibër, të cilëve iu ka premtuar se nuk do të ketë më probleme socialiste nga dështimet e kompanive.
Nga ana e tyre, sindikalistët i paraqitën Ministrit problemet shumëvjeçare të koncesionit që vepron në bazë të ligjit 8791 datë 10.05.2001 për Uzinën e Ferrokromit Burrel, Minierës Bulqizë, Fabrikës së pasurimit Bulqizë, si dhe impiantit të seleksionimit Klos, duke e quajtur këtë koncesion të dështuar në vite. Ndryshimet e herëpashershme të kontratave nënkoncesionare kanë dhënë rezultate vetëm negative.
Gjithashtu ata vunë në dijeni ministrin dhe për shumë raste korruptive në lidhje më këto kontrata nënkoncesionare dhe i kërkuan Ministrit Prifti vënien në punë të Uzinës sa më parë.
Uzina e Ferro Kromit burrel dhe Miniera e Bulqizës janë punëdhënës shumë të rëndësishëm në qarkun e Dibrës, me rreth 1000 vetë të punësuar.