Bashkia Tirana: Rritje taksash per bizneset e familjaret
29/10/2009 Biznesi dhe qytetarët do të paguajnë më shumë. Ekspertët: Do afrojmë më shumë cilësi
Plani strategjik parashikon rishikimin e bazës, sistemin e të dhënave dhe efikasitetin e vjeljes
Bashkia e Tiranës parashikon një rritje tarifave dhe të taksave që duhet të paguajnë qytetarët apo bizneset. Strategjia e Bashkisë synon rifreskimin e të dhënave si dhe rishikimin e bazës për taksat dhe tarifat. Duke parashikuar të ardhura të pandryshuara nga vitet e shkuara prej Buxhetit të Shtetit, kjo bashki synon rritjen e taksave duke e përshtatur me nivelin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Ndërsa ekspertët parashikojnë një shtrirje më të madhe të bazës së tatimpaguesve apo dhe mirëmenaxhimi i vjeljes së taksave vendore.
Kështu, thuajse në të gjitha pikat e buxhetit afatmesëm, ku Bashkia shprehet për taksat, është vendosur rishikimi i bazës së të dhënave, duke sjellë dhe analizimin e mangësive. Më pas do të veprohet me vjeljen e tarifës së tatimeve.
Kështu, në të 10 taksa-tarifat me të cilat operon Bashkia e Tiranës, parashikohet një rritje mesatare prej 8 për qind e tarifës dhe e të ardhurave.
Taksat
Për sa i përket taksës mbi pasurinë, do të ketë një rritje prej 10 për qind të të ardhurave. Ndërsa për vitin 2011 kjo taksë pritet të rritet dhe me 6 për qind. Kjo do të arrihet si me rifreskimin e bazës së të dhënave të taksave, ashtu dhe duke marrë parasysh funksionimin normal të KRRT-së dhe realizimin e projekteve të Bashkisë. Për sa i përket biznesit të vogël, taksa do të vijojë të paguhet me 4 këste të barabarta ndërsa në vitin e ardhshëm pritet rritja me 20 për qind dhe në dy vitet që pasojnë taksa pritet të shtohet me 5%. “Për taksën e biznesit të vogël është supozuar që baza e taksës do të rritet me një dinamikë vjetore të njëjtë me atë të GDP-së gjatë periudhës së parashikuar si rrjedhim i shkurtimit të procedurave tatimore dhe administrative në regjistrim. Vlera e taksës do të rritet mesatarisht me 20 për qind në vitin 2010 dhe me 8 për qind në vitet në vijim. Në rastin e vjeljes së taksës është supozuar se vlera do të rritet me një dinamikë prej 5 % në çdo vit”, - thuhet në projektin e paraqitur mbi të ardhurat. Të ardhurat pritet të shtohen dhe nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, ku presupozohet një funksionim më i mirë i KRRT-së, duke zhbllokuar lejet e ndërtimit.
Tarifat
Duket se kohës së shmangies nga tarifat e pushtetit vendor po i vjen fundi. Në projektbuxhet Bashkia parashikon rritjen e të ardhurave nga pastrimi i mbeturinave, tarifa e parkimit si dhe nga tarifat e kopshtit. Kështu, veç rishikimit të të dhënave të banorëve do të ketë rritje të nivelit të tarifave me 5 për qind dhe po kështu do të veprohet dhe me rritjen e shkallës së vjeljes së kësaj tarife. Ndërsa parashikimi për tarifën e parkimit pritet të mos ndryshojë, por parashikohet shtimi i vendparkimeve me pagesë të Bashkisë. Ndaj pritet rritja e të ardhurave nga kjo me 10 për qind.
Kopshtet, çerdhet e konviktet
Në planin afatmesëm të Bashkisë 2009-2011 është parashikuar dhe rritja e tarifës për kopshtet, konviktet dhe çerdhet. “Parashikimi për këto tarifa supozon që shërbimi do të ofrohet në nivelet e deritanishme gjatë gjithë periudhës së parashikimit. Tarifa do të rishikohet gjatë periudhës, ku për vitin 2010 parashikohet një rritje prej 16 për qind, ndërsa për vitet në vijim do të ndryshojë me 8-10 %. Në rastin e shkallës së grumbullimit të tarifës skenari supozon se do të ngelet e njëjta shkallë grumbullimi si deri më tani”, - thuhet në planin e propozuar prej Bashkisë.
Konkluzionet e Bashkisë
Mbështetur në parashikimet e bëra, të ardhurat në total do të kenë një dinamikë rritjeje deri në 8 për qind për periudhën 2010-2012, e cila mbështetet në rritjen nga i njëjti sistem fiskal, pra vetëm në rritjen e të ardhurave të veta të Bashkisë së Tiranës, duke mos marrë në konsideratë ndonjë rritje të të ardhurave si rezultat i reformës së decentralizimit, si p.sh., aplikimi i taksave të ndara.
Ky parashikim mbështetet në supozime të përgjithshme, të cilat janë të lidhura ngushtë me një sërë masash që do të merren nga administrata tatimore vendore dhe struktura përgjegjëse të Bashkisë për realizimin e planeve të të ardhurave. Këto masa duhet të orientohen në:
- Rritjen e bazës së taksapaguesve (biznese dhe familje).
- Rritjen e nivelit të taksave dhe tarifave vendore, duke i përafruar ato me koston e shërbimeve që Bashkia ofron për qytetarët.
- Rritjen e nivelit të arkëtimeve.
- Përmirësimin e administrimit të taksave dhe tarifave vendore nga struktura tatimore vendore dhe strukturat e tjera përkatëse.
Parashikohet futja e sistemit të posaccëm për rrugët me pagesë
Gati Unaza e Madhe dhe
mbikalimi pranë Teknologjikes
Në fund të vitit 2009 parashikohet që Bashkia e Tiranës të nisë punën për unazën e madhe, e cila gjithnjë e më shumë bëhet e debatueshme. Në planin strategjik thuhet se në zonën e shkollës teknologjike pritet të nisë ndërtimi i një mbikalimi. Ndërkohë që do të nisin punimet dhe në segmentin Rruga e Kavajës–Rruga e Elbasanit. Kjo duket se do të jetë në kuadër të ndryshimit të situatës së rrugëve dhe qarkullimit në Tiranë. Për unazën e madhe Bashkia bën me dije se ka nisur procesi për marrjen e një kredie prej 20 milionë eurosh, që do të përdoret për fazën e parë të punimeve.
Parkingjet
Parkimi dhe lëvizja me automjet në Tiranë është kthyer në panik dhe stres. Ndërkohë parashikohet një rishikim i skemës së operimit të deritanishëm. Në strategji propozohet ndërtimi i dy parkimeve nëntokësore, që do të jepen me koncesion dhe do të realizohen nga privatët.
Gjithashtu do të krijohen dhe zonat me parkim të kontrolluar. Për këtë do të krijohet një sistem të dhënash mbi hapësirat e parkimit në rrugë brenda unazës së mesme dhe disa shtrirje të saj, ku do të pasqyrohen gjatësia e rrugës, gjerësia etj. Kjo pritet të sjellë menaxhimin e rreth 17584 vendeve të parkimit për të realizuar një lehtësim në qarkullim.
Sistemi i ri
Ndërkohë propozohet dhe futja e sistemit “tolls” në Tiranë. Kjo nënkupton vendosjen e një tarife për kalimin apo përdorimin e një aksi rrugor. Kjo pritet të vendoset kryesisht në rrugët hyrëse të Tiranës. Po kështu do të rishihet skema e bllokimit të automjeteve apo printimi i faturave për shkeljet në formën elektronike. Për këtë Bashkia propozon nisjen e investimeve konkrete. Ndërsa dhe vijëzimi i rrugëve apo sistemimi i një sërë aksesh do të mbeten në qendër të vëmendjes.
Unaza e vogël
Në strategji theksohet se do të nisë faza e fundit e punimeve në unazën e vogël. Për këtë do të jetë në qendër të vëmendjes rruga pranë INSIG-ut, ku shpronësimet cilësohen një element i rëndësishëm në afatin e përfundimit të rindërtimit. Për hartuesit e strategjisë përfundimi i këtij aksi rrugor do ti japë më shumë frymëmarrje qarkullimit në kryeqytet.
Veç këtyre rëndësi do ti jepet dhe sistemit të vijëzimit për zonat ku do të qarkullojnë këmbësorët apo për zonat që do të shërbejnë për argëtim dhe aktivitete të tjera.
398 banesa brenda vitit 2010
Strehimi me projekt të veçantë
Në programin e strehimit përfshihet projekti për ndërtimin e 398 ndërtesave me qëllim social, financimi i të cilave është realizuar nëpërmjet kredisë së përfituar nga Banka e Këshillit të Evropës me shumën e 6 347 000 euro. Gjatë vitit 2009 ka nisur puna për ndërtimin e banesave sociale, të cilat parashikohet të përfundojnë në vitin 2010. Në shpenzimet e këtij programi është parashikuar pagesa e kostos lokale, e cila është detyrim i Bashkisë së Tiranës.
Në strategjinë afatmesme të Bashkisë së Tiranës parashikohet propozimi i një programi alternativ të vlerësimit të familjeve që aplikojnë për strehim social. Ku projekt është titulluar “Bonusi i qirave” dhe pritet ti kalojë për miratim këshillit bashkiak. Në të do të trajtohen të pastrehët veçanërisht familjet në vështirësi ekonomike. Në vit pritet të trajtohen nga 100-200 të pastrehë. Për këtë do të propozohet një sistem pikëzimi, i cili do të vlerësojë dhe kategorizimet e përfituesve për të pastrehët.
Aktualisht në Bashkinë e Tiranës janë regjistruar 4005 të pastrehë. Për këtë arsye do të propozohet dhe një program 10-vjeçar për strehimin. Strategjia e strehimit është e ndarë në tri faza, ku do të jetë plani afatshkurtër, i cili pritet të përfundojë në vitin e ardhshëm; plani afatmesëm, i cili pritet të zgjasë në një katërvjeçar; dhe plani afatgjatë, i cili pritet të përfundojë në vitin 2019.
Komuniteti të bashkohet për mjedisin
“Së bashku në një mjedis të shëndetshëm” do të jetë nisma e Bashkisë në drejtim të mjedisit. Me këtë strategji parashikohet rritja e ndërgjegjësimit kundrejt ndikimit të mbetjeve në mjedis. Projekti synon minimizimin me 15 për qind të sasisë së mbetjeve urbane të depozituara në kontenierë publik, rritjen e riciklimit të mbetjeve, eliminimi i depozitimeve ilegale për mbetjet voluminoze shtëpiake dhe ndërtimore, reduktimin e mbetjeve shtëpiake të rrezikshme, si dhe reduktimin e mbetjeve mjekësore. Paralelisht me këtë do të kërkohet rritja e presionit mbi edukatën qytetare në respektim të mjedisit, informimi në shkolla si dhe pranimi i angazhimit aktiv të komunitetit apo subjekteve tregtare në ruajtjen e mjedisit.
Strategji të posaccme për Sharrën
Fusha e Sharrës do të mbetet sërish nën vëmendje, këtë radhë në bashkëpunim me komunat dhe bashkitë rreth Tiranës. Strategjia parashikon ndërtimin e një tjetër Landfilli për trajtimin e mbetjeve në Sharrë. Ndërkohë do të rishikohet sistemi i dorëzimit të mbetjeve, sistemi i kullimit dhe një sërë elementesh. Kjo duke ndërtuar dhe një sistem pistash të brendshme për shkarkimit dhe më pas riciklimin e mbetjeve. Gjithsesi, pritet që të realizohet dhe një dokument strategjik final mbi procesin e trajtimit të mbetjeve të ngurta në Tiranë. Paralelisht me këtë është kërkuar ruajtja e zonave të gjelbra të kryeqytetit si dhe zgjerimi i mëtejshëm i tyre.