Konfindustria: BSH të marrë masa nga ulja e normës bazë
Konfindustria kërkon marrjen e veprimeve shoqëruese të nevojshme, me qëllim që të kemi përcjellje të rrjedhojave të vendimit në lehtësimin e prekshëm të kredidhënies për biznesin dhe qytetarët. “Njëkohësisht Banka e Shqipërisë, por edhe institucionet shtetërore financiare duhet ti kushtojnë rëndësi parësore edhe shmangies të rrjedhojave negative, që mund të vijnë nga vendimi për uljen e normës bazë të interesit”, tha administratori Gjergj Buxhuku.
Sipas Konfindustrisë mund të ketë disa pasoja, nga ku vendim si zhvleftësimi i mëtejshëm i monedhës kombëtare nga veprimet spekulative me motiv psikologjik në tregun e parasë si dhe “keqësimi i mëtejshëm i cilesisë së portofolit të kredive, që edhe në kushtet e tashme ku mbi 16 % zene kreditë e këqija, është rrezik i prekshëm për stabilitetin e sistemit bankar në vend. Domosdoshmëri mbetet përmirësimi urgjent i cilësisë së menaxhimit nga bankat e nivelit të dytë, deri më sot në shkallë të ulët dhe të papranueshme”.