Leka Zogu vazhdon trajtimin shendetesor
Leka Zogu I ka dale nga gjendja kritike te pakten kjo mesohet nga familja mbreterore. Kjo e fundit cileson se sipas raportit te mjekesor te profesor doktor Mentor Petreles Mbreti Leka I ka dale nga gjendja kritike. NMT Mbreti Leka I ka dale nga gjendja kritike dhe po u nenshtrohet terapive te nevojshme te rutines. Nderkohe ka filluar procesi i rehabilitimit te NMT Mbretit Leka I. NMT Mbreti Leka I eshte shtruar ne spitalin QSUT Tirane para 4 ditesh dhe gjate kesaj kohe ka pasur vizita te shumta nga personalitete nga Shqiperia e Kosova si dhe nga qytetare te ndryshem - thuhet ne deklaraten per shtyp te familjes mbreterore. Sakaq njoftohet gjithashtu se Leka Zogu i Pare eshte vizituar edhe nga personalitete shqiptare dhe te huaja ndersa ka marre edhe mesazhe per sherim te shpejte nga z. Ramush Haradinaj.