I humbi te fejuarit ne autobus, e gjen policia
Durres- Kater dite pas humbjes ne menyre te mistershme te nje 19-vjecareje nga Berati, agjentet e zyres se Parandalimit te Krimit ne Komisariatin e Durresit munden te gjenin vajzen ne qytet dhe t'ia kthenin ate familjareve. Gjetja e adoleshentes me inicialet E. M., eshte bere pasditen e se merkures, ndersa dyshohet per nje mashtrim te mundshem te saj nga persona te tjere, me qellim ndonje trafikim te mundshem. Vajza ka qene ne shoqerine e te fejuarit te saj Diten e Veres dhe pasi kishin drekuar ne Durres, do te ktheheshin per ne Tirane me autobus, por aty i ka humbur nga syte 25-vjecarit qe nuk i ka mbetur gje tjeter, vecse te kerkoje ndihmen e policise per gjetjen e saj.