E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria dhe PD, ceremoni per festat e pluralizmit

Ngjarjet e fillimit te dhjetorit te vitit 1990 te kryera ne emer te lirise, demokracise per rrezimin e sistemit komunist do te perkujtohen edhe kete vit nga instucionet kryesore ne vend dhe Partia Demokratike. Diten e sotme disa aktivitete rinore te organizuara nga Ministria e Kultures, Rinise dhe Shkencave, nen kujdesin e kryeministrit Sali Berisha do te perkujtojne Diten Kombetare se Rinise dhe Pluralizmit Shqiptar. Me date 12 dhjetor, Partia Demokratike do te festoj edhe 18 vjetorin e krijimit te saj me nje ceremoni te vecante qe do te mbahet pasdite ne ambientet e Pallatit te Kongreseve. Keshtu sot ne nder te mijra studenteve te cilet zhvilluan edhe manifestimet e para kunder rregjimit komunist do te mbahet ne oren 11.30 edhe nje koncert i madh festiv ne pallatin e sportit "Asllan Rusi", aktivitet ky qe do te zhvillohet nen kujdesin e kryeministrit Sali Berisha me mesazhin "Shqiperia po ndryshon". Ne kete koncert do te marrin pjese kengetare te rinj dhe grupet me te mira te muzikes se lehte nga Shqiperia, ku nuk do te mungojne edhe performancat e muzikes moderne. Persa i perket ketij aktiviteti nje e vecante ne permbajtjen e skenarit do te jete edhe revokimi i emocioneve te protestave per liri dhe demokraci te studenteve ne vitin 1990. Ky aktivitet do te shoqerohet me organizimin e nje panairi rinor i cili perfshin njohje me dokumenta te rendesishem te zhvillimit te ketij sektori dhe punen me organizata rinore. Po keshtu pasditen e dates 12 dhjetor, Partia Demokratike ne ambiente e Pallatit te Kongreseve do te zhvilloj edhe nje ceremoni per 18 vjetorin e krijimit te saj, ceremoni e cila do te mbledh perfaqesuesit kryesor te kesaj force politike ne te gjithe vendin dhe themelues te partise.

PD, fjalime dhe koktejl

Organizatoret e Partise Demokratike kane menduar te organizojne ne nje menyre te vecante 18 vjetorin e krijimit te partise me te madhe ne vend. Keshtu ne ceremonine qe do te zhvillohet ne Pallatin e Kongreseve pasditen e 12 Dhjetorit, pervec koktejit tradicional jane programuar edhe fjalime te themeluesve kryesore te Partise Demokratike dhe perfaqesuesve te larte te kesaj partie. Keshtu sipas programit ne fjalen e tij, kryeministri Sali Berisha njekohesisht edhe kryetari i PD-se do te kujtoi diten e themelimit 18 vite me pare dhe po keshtu do te bej edhe nje bilanc te kesaj partie ne tre vitet e fundit, kur ka qene edhe partia e cila ka udhehequr koalicionin e djathte qeverises. Me pas fjalime perkujtimore do te mbahen edhe nga nje sere themeluesish te kesaj partie.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›