Elbasani perkujton protesten e 1990
Besimtaret muslimane te qytetit te Elbasanit perkujtuan diten e djeshme edhe protesten e 18 viteve me pare per te rivendosur ne vend te drejten e besimit fetar te ndaluar nga rregjimi kominist. Keshtu ne kete ceremoni merrnin pjese me qindra besimtare muslimane te qytetit, pjesmarres te protestes se 7 dhjetorit te vitit 1990, por edhe perfaqesues te besimeve te tjera fetare. Ne nderim te kesaj dite te shenuar per lirine e besimit u vendos dhe nje pllake perkujtimore ne sheshin para xhamise se Nazireshes. Ne fjalen e tij pershendetese Agim Dionisi, pjesemarres ne protesten e 18 viteve me pare, vleresoi rolin e klerikeve qe mbajten gjalle besimin edhe ne kohen e diktatures. Ai vleresoi rolin e tyre edhe ne permbysjen e sistemit komunist. Hapja e xhamise se Nazireshes ne 7 dhjetor 1990 dhe me pas e kishes "Shen Maria " ne lagjen Kala shenoi dhe rikthimin e lirise se ushtrimit te besimeve fetare jo vetem ne Elbasan, por ne gjithe vendin. Protesta e organizuar nga besimtaret muslimane te Elbasanit ne fillim te dhjetorit te vitit 1990 u cilesua nga Muftiu i Elbasanit, Agim Duka, si shkendija qe u dha zemer te gjithe shqiptareve ane e kend vendit per te nxitur protestat e fuqishme antikomuniste qe pershine me pas te gjithe Shqiperine. Ne te merrnin pjese edhe prifti At Nikolla Marku, deputeti demokrat i Elbasanit, Aurel Bylykbashi dhe perfaqesues te pushtetit vendor.