E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhjetori i '90-es, prelud i ndryshimeve te medha

Diten e sotme mbushen plot 18 vjet nga dita qe ishte dhe mbetet prelud i ndryshimeve te medha ne Shqiperi. 8 Dhjetori i vitit 1990 kujtohet nga te gjithe brezat ne vend, nga te moshuarit dhe te rinjte, nga ish-te burgosurit dhe te persekutuarit, nga ata idealiste te shumte qe kerkonin nje jete me te mire, qe fjala e lire te shpalosej ane e kend vendit, nga Vermoshi ne Konispol, qe Shqiperia e te gjitheve te cante muret e izolimit dhe t'i afrohej Evropes se qyteteruar. 8 Dhjetori i vitit 1990, qe tashme simbolizon Diten Kombetare te Rinise Shqiptare, eshte dhe nje dite perkujtimore per ata mijera e mijera te rinj qe bashkuan zemrat dhe shpirtin e tyre ne protestat per ndryshimin e sistemit shoqeror e politik ne Shqiperi. Ajo do te mbetet si nje dite e shenuar e mendimit te lire shqiptar, e perpjekjeve te bashkuara per t'i dhene fund sistemit njepartiak ne vend drejt demokracise pluraliste. Rruga e fitores se rinise shqiptare drejt demokracise dhe pluralizmit nisi ate dite te ftohte dhjetori te 1990, kur nga sheshi qe tashme quhet "Demokracia", te rinjte me ne krye tribunin e tyre, te paharruarin Azem Hajdari, liderin e pazevendesueshem te brezit te ri, vershuan dhe mbushen rruget e Tiranes, duke percuar frymen e protestes mbarepopullore, te bashkimit dhe te fitores. Levizja studentore u perhap shume shpejt nga Tirana drejt rretheve te tjera te vendit, ne Shkoder, Korce, Elbasan, Gjirokaster, ne mbare Shqiperine, ku studentet dhe gjithe brezi i ri demonstruan shpirtin e tyre te lire, pergjegjesine e madhe politike, duke dhene keshtu nje kontribut te jashtezakonshem drejt sistemit pluralist demokratik. Te gjithe brezat kujtojne me krenari ne 8 dhjetorin e ketij viti arritjet e shenuara pas levizjes se madhe studentore ne Shqiperi si, kerkesat kembengulese per vendosjen e pluralizmit ne vend, mbajtjen e zgjedhjeve te para demokratike, forcimin vit pas viti te shtetit demokratik e ligjor ne vend, zhvillimet e njepasnjeshme politike, ekonomike e shoqerore, qe kane ndryshuar Shqiperise nga viti ne vit.

Marre nga ATSH


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›