E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Pango të dorëzojë mandatin

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, dënoi sot ashpër ngjarjen e abuzimit me detyrën të ish-ministrit të Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, duke i kërkuar këtij të fundit të lëshojë mandatin e deputetit. Kryetarja e Kuvendit përshëndeti me këtë rast vendimin e kryeministrit Sali Berisha për shkarkimin e menjëhershëm të ish-ministrit.  Ajo e cilësoi ngjarjen si shumë të rëndë, shumë të turpshme dhe shumë të papranueshme dhe shokuese. "Zotëria në fjalë ka tradhtuar moralin e PD-së, ka tradhtuar qytetarët shqiptarë që e kanë votuar. Ai nuk mund të trajtohet kaq lehtë sa e trajtoni ju (opozita). Si kryetare e Kuvendit nuk kërkoj heqjen e imunitetit të tij, por i kërkoj të lëshojë mandatin, se mandati i tij nuk përfaqëson asnjë qytetar shqiptar që e ka votuar", u shpreh ajo.  Një ditë më parë gjatë një emisioni televiziv u transmetuan pamje të ish-ministrit Pango duke abuzuar me detyrën. Pas kësaj kreu i Qeverisë vendosi shkarkimin e tij të menjëhershëm nga posti ministror.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›