I iku policisë spanjolle, arrestohet në Laç
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Një prej më të kërkuarve nga policia për spanjolle është arrestuar dje pas një operacioni të policisëve të dy vendeve
Kryesonte listën e personave të shumëkërkuar për krime të rënda jo vetëm në Shqipëri por dhe në Spanjë. I dyshuari për vrasjen e një polici në Laç në vitin 2001 dhe i dyshuar nga drejtësia spanjolle për disa vjedhje me dhunë është vënë në pranga dje. Forcat RENEA arrestuan të shumëkërkuarin nga interpoli i Spanjës. 31 vjecari nga qyteti i Lacit, akuzohet nga drejtësia spanjolle për disa vjedhje.
Operacioni
Operacioni policor i koduar “Arbusto” ka vënë në pranga një të shumëkërkuar për krime të kryera në Spanjë dhe në Shqipëri.
Astrit Ndue Bushi, 32 vjec është arrestuar dje rreth orës 05.00 në banesën e tij në Lac të rrethit të Kurbinit. Në njoftimin për shtyp të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit thuhet se operacioni është “rezultat i bashkëpunimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe shërbimit policor “Guardia Civil” të Mbretërisë së Spanjës,” Operacioni u krye nga strukturat e Krimeve të Rënda në Departamentin e Hetimit të Krimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Forcat Speciale “RENEA” dhe forcat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë.
Spanja
Drejtësia spanjolle kishte shpallur Astrit Bushin në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të vjedhjes më dhunë. Por “bëmat” për të cilat akuzohet djaloshi nga Laci nuk janë vetëm në Spanjë. Sipsa njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ndaj Astrit Bushit kishte dhe urdhër ndalim nga gjykatat shqiptare. Me vendimin Nr.56 datë 25.04.2007, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, është dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg për veprat penale të Armëmbajtjes pa leje”, “Falsifikim të dokumenteve” dhe Falsifikim të akteve të gjendjes civile” parashikuar nga nenet 186/1, 191/1 dhe 278/2 të Kodit Penal. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur sese ndaj Astrit Bushit nga strukturat e hetimit të krimit do të rifillojnë hetimet pasi dyshohet për vrasjen punonjësit të policisë të ndodhur në qytetin e Laçit.
Arma
Në momentin e arrestimit, shtetasit Astrit Bushi ju gjetën dhe sekuestruan, një pistoletë Model Cek “LUCER”, kalibër 9mm, me një krehër me 14 fishekë, të cilën e mbante pa leje, si dhe materiale e sende të çmuara të vjedhura gjatë kohës së qëndrimit të tij në Spanjë.
Mediat Spanjolli
Lirimi i Bushit, gabim trashanik i policisë
Lirimi i shqiptarit Astrit Bushi nga polciia spanjolle është cilësuar si nëj gabim trashanik i policisë nga mediat spanjolle. Lirimi i shqiptarit nga arresti ka bërë bujë e jehonë dje në shtypin spanjoll. Gazetarët kanë shkruar se lirimi nga arresti i shqiptarit Astrit Bushi, që prej saj është vlerësuar si kriminel shumë i rrezikshëm. Bushi quhet drejtuesi i një rrjeti kriminal shqiptaro-kosovar, që akuzohet për disa grabitje dhe rrëmbime personash. Ai është liruar më 31 mars nga policia, për mungesë provash, lidhur me rrëmbimin e biznesmenit Hose Luis Moreno, në Madrid. Ndër të thera mediat flasin për një gabim trashanik të policisë, pasi sipas tyre, Bushi është i kërkuar në Shqipëri për një vrasje të dyfishtë, por edhe në Spanjë, ku vlerësohet si shumë i rrezikshëm dhe i dhunshëm. Më datë 24 tetor të vitit 2006 Policia e Shtetit në Shqipëri konfirmon arrestimin e Astrit Bushit në Spanjë.
Vrasja e policit
Policia identifikon si autor Astrit Bushin
Në mars të vitit 2001 është eksekutuar me armë zjarri një punonjës policie në qytetin e Laçit. Burime nga polciia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 8 mars të vitit 2001, në orën 19.30 në qytetin e Laçit, në lagjen Nr-3, i dyshuari, Astrit Bushi e kreu vrasjen e policit në bashkëpunim me shtetasin tjetër Astrit Gostivari, i cili tashmë është i arrestuar në Shqipëri.
Më datën 22.10.2006, autoritetet policore spanjolle, pasi kanë identifikuar shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Astrit Bushi, i cili përdorte emra të rremë, e kanë arrestuar atë në Simas Kleistas të Spanjës. Shtetasi Astrit Bushi u arrestua sepse ka qenë objekt i kërkimit ndërkombëtar i akuzuar për veprat penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese”, të “Armëmbajtjes pa leje”, etj. Ky person është dënuar me vendim të gjykatës së rrethit Kurbin me 25 vjet heqje lirie, dhe mbi të, përveç akuzave të tjera, rëndon edhe ajo e vrasjes me armë zjarri të punonjësit të policisë, pjesëtar i Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë Nr-732, në Laç, Altin Balozi.
Ky lajm është publikuar: 08/06/2009