E Diel, 1 Nëntor 2026

Inspektimi i Bankës së Shqipërisë: Ka shkelje të ligjit dhe rregullores

Autori i Lajmit: red.
Zhvillimi i tregut bankar, synimi për të zënë peshën më të madhe, konkurrenca, etj., por edhe prania gjithnjë e më e madhe e investitorëve të huaj (aksionerë) kanë sjellë lëvizjen e drejtorëve nëpër bankat e nivelit të dytë. Shkaqet janë të ndryshme, që nuk lidhen shumë me rezultatin, se sa me krijimin e strukturave të reja apo shitblerjen e aksioneve. Në vitin 2008, u paraqitën nga bankat e nivelit të dytë 60 kërkesa për miratimin e administratorëve të emëruar prej tyre si kërkesë e ligjit "Për bankat në Republikën e Shqipërisë". Për këto kërkesa është dhënë miratimi paraprak nga Banka e Shqipërisë. Sipas BSH, kërkesat e paraqitura për miratimin e administratorëve të rinj konsistojnë në emërime të administratorëve për efekt të lëvizjeve të ndryshme në varësi të strukturave organizative të bankave, lëvizje paralele apo emërime të reja. Në rang vendi numërohen 16 banka të nivelit të dytë, nga 18 që ishin në vitin 2007. Një shkak tjetër që lidhet me emërimin e drejtorëve të rinj nëpër banka ka të bëjë me "krijimin e pozicioneve si efekt i vendosjes së strukturave të reja në banka, p.sh, njësitë për analizën e tregut. Sipas Bankës së Shqipërisë, emërimet e kryera gjatë vitit 2008 vinin edhe si pasojë e vendosjes në krye të bankave të askionerëve të rinj. Duke iu referuar shifrave, BSH qartëson se, 30 emërime lidhen me drejtorë departamentesh, divizionesh apo drejtorish, kurse dy raste kanë të bëjnë me drejtues të njësisë së kontrollit të brendshëm. "Në rastet e miratuara të administratorëve të bankave, 10 prej tyre janë për anëtarë të këshillit drejtues të bankës, 12 raste janë për anëtarë të komitetit të kontrollit, si dhe 6 emërime lidhen me drejtorë të përgjithshëm, ekzekutivë", thekson BSH-ja.
Ky lajm është publikuar: 08/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›