E Shtunë, 31 Tetor 2026

I jep kafe dhe e perdhunon

Durres- Ftesa per kafe ne bregdet eshte kthyer ne nje sulm seksual te dhunshem. Policia e Durresit arrestoi disa ore pas denoncimit 25 vjecarin Ismail Haka, banues ne kete qytet, pasi akuzohet per vepren penale te "kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune me te rritura". Burime zyrtare konfirmuan lajmin dhe bene me dije se denoncimin e kishin marre mengjesin e dites se djeshme nga nje vajze 20 vjecare.

Hetimet per ngjarjen i ka kryer Sektori i Krimeve Kunder Personit ne policine e Durresit. Mesohet se vajza e traumatizuar, i eshte drejtuar komisariatit per denoncim, duke rrefyer edhe historine. Mes saj, emri nuk behet i ditur, dhe 25 vjecarit Haka, ishin krijuar lidhje shoqerore prej disa ditesh, por ende nuk njiheshin mire. Djali e kishte ftuar per kafe ne plazhin e Durresit dhe 20 vjecarja ka pranuar. Mbremjen e se martes kane shkuar ne nje nga lokalet ne bregdet, ku mesohet se qendruan per disa ore ne shoqerine e njeri-tjetrit.

Por gjate rruges se kthimit per ne banese ka ndodhur edhe e papritura, pasi i riu qe drejtonte edhe makinen, ka hapur krahun duke sulmuar seksualisht vajzen. Ne deshmine e dhene para hetuesve e demtuara ka pretenduar se me gjithe kundershtimet e saj, Haka e ka perdhunuar dhe kercenuar. Menjehere nje grup i gatshem ka kryer arrestimin e durrsakut dhe izolimin e tij ne paraburgim.

Gjate njohjes me akuzen, 25 vjecari eshte shprehur se "shoqja" e tij kishte sajuar historine dhe se nuk e kishte perdhunuar. Ai ka pohuar se ka pasur vetem raporte shoqerore dhe se nuk kishte kryer asgje kunder deshires se saj. Burime zyrtare deklaruan se do te kryhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore per kete rast, per te pare nese ne trupin e 20 vjecares ka shenja te tjera dhune.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›