E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vellezerit pranojne vrasjen e motres

Peshkopi- Tre vellezerit qe ekzekutuan motren e tyre dhe djalin qe ajo donte, do te gjykohen se bashku per vepren penale te "vrasjes me dashje ne bashkepunim". Ne Gjykaten e Peshkopise, diten e djeshme eshte zhvilluar seanca e pare gjyqesore ne ngarkim te Urim, Selman dhe Ylli Buci, te tre te arrestuar nje dite pas krimit te ndodhur ne Lure, me 5 Nentor te vitit te kaluar. Te pranishem ne sallen e gjyqit, nepermjet avokatit te tyre Qazim Gjoni, te dyshuarit kerkuan gjykim te pershpejtuar duke pranuan akuzen, por kerkuan qe procesi te zhvillohej i mevetesuar, pasi nuk ishin te gjithe ekzekutoret e ciftit. Kryetari i Gjykates se Peshkopise, njekohesisht drejtues i trupit gjykues, Kastriot Selita, me kerkese te prokurorit te ceshtjes, rrezoi pretendimet e tre vellezerve, duke deklaruar se ata do te gjykohen se bashku per te njejten veper penale. Seanca nisi ne oren 11:00 te paradites se djeshme dhe zgjati vetem 30 minuta, pasi u shty per ne daten 2 Dhjetor te ketij viti. Trupi gjykues pranoi gjykimin e pershpejtuar sipas akteve te prokurorise mbi ngjarjen e 5 Nentorit 2007.

Tre vellezerit e arrestuar, dyshohet se ne bashkepunim, kane ekzekutuar ne Lure te rinjte Granit Gjoci, 19 vjec dhe Nazife Bucin, 21 vjece. Shkak eshte bere nje lidhje intime e pretenduar nga te dyshuarit se ekzistonte mes motres se tyre dhe te riut bashkefshatar. Por familja e Gjocajve kishte mohuar nje lidhje te tille, duke kerkuar sipas Kanunit kryerjen e betimit qe do behej nje dite pasi ndodhi ngjarja e rende. Babai i djalit, Xheladin Gjoci, akuzoi familjen e Ferit Bucit, se e kishte prere ne bese. Por familja Buci ka hedhur poshte keto pretendime duke u shprehur se Gjocajt, kishin refuzuar fejesen e te rinjve duke u justifikuar se kishin lidhje gjaku. Edhe negociatat nuk kane zgjidhur dot konfliktin e krijuar, qe ka perfunduar ne gjakderdhje. Tre vellezerit i kane marre dy te rinjte me force duke i derguar ne nje lokal ne qender te fshatit Lure per ballafaqim. Ne debat e siper ka ndodhur edhe krimi, ku nje bresheri "Kallashnikovi" ka lene te vdekur Granit Gjocin e Nazife Bucin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›