E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsitidh Gllucaj po i nenshtrohet ekspertimeve mjekoligjore

Tirane- Rrahja e 18 vjecarit ne Sarande dhe zbardhja e plote e kesaj ngjarjeje eshte duke u hetuar nga ana e institucionit te Avokatit te Popullit. "Per te riun nga Saranda jemi ne fazen e kryerjes se ekspertimeve mjekoligjore, njekohesisht si institucion Avokati i Popullit, eshte duke shqyrtuar nga pikepamja per konstatime per njesine e organit te policise dhe te Prokurorise se Sarandes dhe ne perfundim te ketyre gjetjeve tona, ne do te bejme publik te gjithe hetimin tone per kete ceshtje". Keshtu ka bere me dije dje Avokati i Popullit. Aristidh Gllucaj, 18 vjec ndodhet ne gjendje jo te mire shendetesore ne Spitalin e Burgut pas dhunes se ushtruar ne Komisariatin e policise se Sarandes, vetem pak minuta se ai te njihej me masen e sigurise. Per rrahjen ne menyre barbare te tij eshte vene ne pranga oficeri i Policise Gjyqesore te Sarandes, Ardit Hasanhaga, i cili po hetohet per vepren penale te "ushtrimit te dhunes". Nga ana tjeter Keshilli i Larte i Drejtesise ka marre ne shqyrtim vendimin e dhene nga Gjykata e Sarandes gjate mases se sigurise, mase kjo e cila eshte dhene ne momentin qe i riu eshte keputur ne mes dhe eshte derguar ne gjendje te rende ne spital te Sarandes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›