Konfuzion ne Kosove
Nga Ian Bancroft
Pothuajse 9 muaj pas shpalljes se njeanshme te pavaresise se Kosoves nga Serbia, misioni i BE-se (EULEX) vazhdon te vuaj midis debateve te vazhdueshme mbi kuadrin ligjor dhe kushtet per dislokimin e tij. Megjithese i menduar per te konsoliduar paqen dhe stabilitetin ne te gjithe Kosoven, kjo situate e bllokuar vazhdimisht eshte duke nxitur tensione politike dhe sociale te cilat jane duke komplikuar me tej marredheniet midis grupeve etnike dhe brenda te njejtit grup. Me kerkese te dy prej vendeve te perhershme anetare, nje mbledhje e Keshillit te Sigurimit te OKB-se mbi kete ceshtje, e planifikuar per ne 11 Nentor, u shty.
Me udheheqesit e Kosoves qe refuzojne te pranojne kompromisin e propozuar nga Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Ban Ki-moon, te cilin Serbia e mbeshtet dhe mbi te cilin varet tani dislokimi i EULEX-it, kapaciteti i BE-se per te menaxhuar krizat ne Ballkanin perendimor eshte vene serish ne pikepyetje.
Deshtimi per te luftuar me nje bollek pengesash ligjore, politike dhe teknike ka veshtiresuar dislokimin e EULEX, misionit me te madh civil per menaxhimin e krizave te BE-se, i cili ishte konceptuar per te stervitur dhe keshilluar policine, zyrtaret e doganave dhe gjykatesit. Fillimisht ai ishte parashikuar te fillonte me 15 Qershor pas nje periudhe tranzitore prej 120 ditesh, por me pak se 1/4 e personelit te planifikuar nderkombetar ishte ne vend.
Ne pergjigje te thirrjeve evropiane per nje afrim me konstruktiv per te diskutuar mbi Eulex, Serbia paraqiti tre kushte sipas te cilave ajo do te pranonte dislokimin - qe Eulex te siguronte aprovimin e Keshillit te Sigurimit te OKB-se, te ishte neutral me respektimin e statusit te Kosoves dhe te mos implementonte Planin Ahtisaari, te cilit gjithashtu i mungonte autorizimi i Keshillit te Sigurimit.
Plani i amenduar prej 6 pikash i Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, te cilin Serbia ka deklaruar se do ta mbeshtese, pervec kesaj parashikon nje force policie autonome per zonat e populluara me shumice serbe, e cila do te marre udhezime nga Misioni i OKB-se ne Kosove; me Eulex pergjegjes per strukturat policore ne zonat e banuara me shumice shqiptare. Kontrollet doganore ne kufirin administrativ midis Kosoves dhe Serbise do te jene kryer nga zyrtaret nderkombetare, me spekulimet qe sugjerojne se te ardhurat prej doganave nga veriu i populluar nga serbet do te jene caktuar ne shkalle vendore, ne vend qe te transferoheshin tek qeveria e Kosoves.
Ky rikonfigurim kompromisi i pranise civile nderkombetare ne Kosove eshte hedhur poshte me vendosmeri nga presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, dhe kryeministri Hashim Thaci, te cilet pretendojne se plani shkel sovranitetin, integritetin territorial dhe Kushtetuten e Kosoves. Ne pergjigje te kesaj, Ban shpalli hapur shpresen e tij qe autoritetet ne Prishtine "do te kuptonin rendesine e fleksibilitetit dhe do te vepronin ne menyre pragmatike", ndersa Bernard Kushner, ministri i Jashtem francez, ka insistuar qe "sistemi i OKB-se ka qene pak e shume i pranueshem nga serbet. Ai tani duhet te jete i pranueshem nga kosovaret" dhe " neve na duhet ky dokument per te derguar Eulex".
Megjithe shpresat se Eulex mund te behet operativ ne Dhjetor, deshtimi nga ana e lidereve te Kosoves per te arritur nje kompromis kercenon vete te ardhmen e misionit, i cili eshte i domosdoshem per te forcuar zbatimin e ligjit, vecanerisht per sa i perket policise dhe sistemit te drejtesise. Ashtu sic nenvizonte ne perfundimet e veta nje raport i fundit i OSBE-se, "gjykatat ne Kosove shpesh kane arritur te marrin ne konsiderate faktoret me motive etnike, te cilat ishin shkaku i shume krimeve. Te dyshuar per krime serioze, te tilla si djegia e monumenteve fetare ose plagosja e njerezve, perfshi policet, shpesh marrin denime te buta, shume prej te cilave jane pezulluar".
Pa monitorimin teknik dhe keshillimor te Eulex, Kosova do te mbetet nje strehe e sigurt per krimin e organizuar dhe format e ndryshme te trafikut. Megjithate, kundershtimi i hapur brenda Kosoves per nje zgjidhje kompromisi, do te thote se ceshtja e dislokimit te Eulex ka potencialin per te ndezur nje krize te thelle politike, e cila do te sherbeje vetem per te acaruar kushtet e veshtira social-ekonomike.
Ramush Haradinaj, udheheqesi i Aleances per Ardhmerine e Kosoves (AKK), ka paralajmeruar se neutraliteti i Eulex per sa i perket statusit te Kosoves do te kete nje efekt negativ mbi stabilitetin.
Albin Kurti, drejtuesi i Levizjes Vetevendosja, nderkaq, ka kercenuar se do te organizoje protesta dhe demonstrata nese qeveria e Kosoves do te pranoje planin. Cdo paqendrueshmeri politike brenda Kosoves do te kete pasoja te renda per marredheniet e tendosura nderetnike.
Intransigjenca e udheheqesve te Kosoves per sa i perket kompromisit te Ban buron nga legjitimimi i qendrimit te tyre maksimalist te cilin ithtaret e pavaresise e lejuan gjate negociatave mbi statusin e Kosoves; kanalet konstruktive per dialog, kompromisi dhe multilateralizmi kane qene dobesuar thellesisht nga unilateralizmi dhe respektimi i paket i ligjit nderkombetar. Shtrirja e ketij trajtimi tani kercenon te minoje qellimin e vertete dhe autoritetin e Eulex, perpara se dislokimi i tij te jete i plote.
E kombinuar me deshtimin e BE-se per te siguruar bazen e nevojshme ligjore, diplomatike dhe teknike per dislokimin e Eulex, i cili tani ka shume te ngjare qe te shkaktoje nje copezim dhe paqendrueshmeri me te madhe brenda Kosoves, dalin serish ne siperfaqe ceshtjet mbi kapacitetin e BE-se per menaxhimin e krizave ne Ballkanin perendimor dhe akoma me larg. Roli ngurrues i BE-se tregon gjithashtu nevoje per te perforcuar, jo anashkaluar, pozicionin e OKB-se ne marredheniet nderkombetare.
Publikuar dje ne "The Guardian"