Kutia postare, te denuarit mundesi te shprehin ankesat
Tirane- Te burgosur do te kene mundesi te postojne te gjitha ankesat e tyre, te cilat me pas do te shqyrtohen nga ana e Avokatit te Popullit. Te burgosurit edhe tani e kane pasur mundesine qe te komunikojne me Avokatin e Popullit, nepermjet letrave, por ne kemi pasur dyshime qe jo te gjitha letrat qe ata qe na dergonin na vinin ne dore. Prandaj per te garantuar edhe privatesine e tyre u mendua ky projekt, ku nepermjet kutive te vendosen ne cdo burg, ne cdo institucion paraburgimi te burgosurit do te na drejtojne direkt dhe ne, nepermjet punonjesve tani do te shkojme t'i marrim keto ne keto institucione", ka sqaruar dje Ermir Dobjani. E para kuti postare eshte vendosur dje ne burgun e Vaqarit, e cila eshte zbuluar nga ana e Ambasadorit te OSBE-se, Robert Gosh. Ndersa do te vendosen edhe 80 kuti te tjera ne te gjitha institucionet e paraburgimeve dhe te burgjeve ne vendin tone, ndersa hapja e tyre do te behet nga ana e perfaqesuesve te Avokatit te Popullit cdo dite. Ne kete takim moren pjese edhe ministri i Drejtesise Enkelejd Alibeaj, Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve, Gazmend Dibra, Avokati i Popullit Ermir Dobjani, homologu i tij kosovar, Ilmi Jashari, Drejtoresha ekzekutive e Komitetit Shqiptar te Helsinkit, Vasilika Hysi etj. Ne fjalen e tij ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj theksoi se filozofia e burgjeve eshte ajo e sistemeve te burgjeve te hapura. " Filozofia e burgjeve te hapura, qe do te thote njerezit qe per faj te tyre ndodhen te izoluar ne keto ambiente do te duhet te dalin te riintegruar nga keto ambiente", ka bere me dije Alibeaj. Sipas tij burgje te reja jane planifikuar te hapen, por kjo jo per te qene nje ogur i zi per t'i mbushur burgjet, por per te krijuar kushte sa me te mira te trajtimit te te denuarve. Nga ana tjeter Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve, Gazmend Dibra ka bere me dije se nepermjet vendosjes se kutive postare te denuarit do te vazhdojne korispodencen e tyre, per te thene ankesat qe ata mund te kene ose te mirat qe ata kane brenda ketij sistemi, po zakonisht jane anet e dobeta te sistemit, te cilat ata i reklamojne tek Avokati i Popullit. Ambasadori i OSBE-se, Robert Gosh ka vleresuar detyren e Avokatit te Popullit. "Ne e konsiderojme kete institucion si nje agjensi kyce, per mbrojtjen dhe promovimin e te drejtave te njeriut ne Shqiperi, sidomos per arsye se ketij institucioni, i eshte dhene statusi i mekanizmit nderkombetar te mbrojtjes nga Konventa e Kombeve te Bashkuara., kunder tortures. Prezenca e OBSE-se e konsideron kete projekt te vendosjes se kutive postare ne cdo njesi burgu shqiptar dhe tek te cilat do te kene akses te gjithe, si nje projekt me rendesi shume te larte. Keto kuti postare do te hapen vetem nga stafi i Avokatit te Popullit, sic e pate dhe pak me perpara", ka theksuar Gosh. Ai iu ka bere thirrje te pranishmeve qe t'i kushtojne me shume vemendje reformes se burgjeve dhe te se drejtave te te denuarve. Ndersa iu ka kerkuar te denuarve qe te hidhnin ne keto kuti postare shqetesimet e tyre.
Ligji i proves
"Per hapjen e burgjeve te reja, do te ndikoje shume dhe ligji i ri per sherbimin e proves i cili nepermjet zbatimit te ketij ligji dhe krijimit te institutit te proves, ku shume te burgosur, qe jane per denime te lehta apo qe kane masa denimi te vogla per te vuajtur do te lirohen me kusht duke u mbikeqyrur nga sherbimi i proves", theksoi Dobjani
Ligji i proves
"Per hapjen e burgjeve te reja, do te ndikoje shume dhe ligji i ri per sherbimin e proves i cili nepermjet zbatimit te ketij ligji dhe krijimit te institutit te proves, ku shume te burgosur, qe jane per denime te lehta apo qe kane masa denimi te vogla per te vuajtur do te lirohen me kusht duke u mbikeqyrur nga sherbimi i proves", theksoi Dobjani