I jepet lamtumira kryekomisarit Adem Tahiraj
Ka përfunduar ceremoniali në nder të kryekomisarit Adem Tahiraj i vrarë pasditen e djeshme. Trupi i pajetë i kryekomisarit të rënë në krye të detyrës është përcjellë për në banesën e fundit. Komisioni Shtetëror për Dëshmorët e shpalli Adem Tahirajn "Dëshmor të Kombit" dhe trupi i të ndjerit do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve.
Homazhet u kryen nga 14:30-16:00 në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë. Familjarë, të afër, miq, e personalitete të shumtë i dhanë lamtumirën e fundit kryekomisarit Tahiraj.
Në nder të kujtimit të kryekomisarit zhvilloi homazhe dhe Kryeministri Berisha, i cili më herët ishte i pranishëm dhe në familjen Tahiraj. “Kryekomisari, Adem Tahir ra në krye të detyrës në përpjekje për të garantuar rëndin dhe qetësinë në Bashkinë e Shijakut. Adem Tahiri ka qenë një oficer, një kryekomisar shembullor, trim i vendosur dhe me sakrificën e tij sublime u faktoi kolegeve të tij dhe mbarë shqëiptqrëv se cili ishte kuptimi i lartë i detyrës për të. Kjo është një humbje e madhe për familjen, dhe me këtë rast i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, ngushëlloj forcat rendit efektivat e policisë, për humbjen e kolegut të tyre, por i siguroj ato për mbështetjen më të plotë të qeveris. I garantoj se me forcën e ligjit do të ndëshkojmë krimin dhe kriminelët aty ku ndodhen në mënyrën më të vendsur. Garantoj qytetarët se Policia e Shtetit është sot më e vendosur së kurrë t’i japë përgjigjen e merituar atyre që për qëllime kriminale kërkojnë t’i imponohen ligjit”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, pas mesazheve ngushëlluese për familjen dhe të afërmit të pranishëm në ceremonialin mortor dhe për mediat u shpreh se “humbja e kryekomisarit Tahiraj është një dhimbje e madhe”. Homazhe u zhvilluan dhe nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, zyrtarë të lartë të policisë së shtetit, drejtues të pushtetit vendor. Në emër të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani homazhe ka zhvilluar Sekretari i Përgjithshëm Bardh Spahia. Komisioni Shtetëror për Dëshmorët gjatë mbledhjes së sotme vendosi që kryekomisari Adem Tahiraj të shpallet "Dëshmor i Kombit". Gjithashtu, sipas këtij vendimi trupi i të ndjerit do prehet tek "Varrezat e Dëshmorëve".
Mesazhe ngushëllimi
Ndërkohë që nuk kanë munguar mesazhet e shumta ngushëlluese për familjarët e kryekomisarit Tahiraj. Kështu, Kryeministri Sali Berisha zhvilloi një vizitë ngushëllimi në familjen e kryekomisarit, Adem Tahiraj. “Këtë dhimbje e ndani me të gjithë shqiptarët. Vdekja e Tahirit është një humbje e madhe për policinë. Me asgjë nuk kompensohet humbja e tij. Tahiraj ra në krye të detyrës nga akti kriminal dhe kjo ishte një sakrificë sublime për rendin dhe ndaj ne do të bëjmë gjithçka që drejtësia të thotë fjalën e saj, duke u hetuar çdo detaj i këtij krimi makabër”, u shpreh Berisha.
Nga ana e tij, Presidenti, Bujar Nishani i shprehu ngushëllime të sinqerta familjes Tahiraj. Sipas tij, vdekja e Kryekomisarit është një humbje për vendin. “Vrasja e Kryekomisarit është një akt i rëndë kriminal dhe krimi s'mund ta thyejë forcën e shtetit ligjor. Efektivët të qëndrojnë të fortë kundër krimit”, shkruhej në mesazhin ngushëllues të Presidentit Tahiri.
Ndërkohë ministri i Brendshëm Flamur Noka ka zhvilluar një vizitë në familjen e kryekomisarit Adem Tahiri për të shprehur ngushëllimet në emër të dikasterit që drejton. Ministri Noka ka përcjellë ngushëllimet në emër të kryeministrit zotit Sali Berisha. Numri një i uniformave blu, është shprehur se rënia në detyrë e komisar Ademi Tahirit është e e pazëvendësueshme, një humbje e madhe për familjarët e të afërmit. Sipas ministrit Noka, Policia e Shtetit humbi një kuadër të çmuar. Ministri i Brendshëm ka siguruar familjarët e kryekomisar Adem Tahirit se autorët do të përgjigjen përpara drejtësisë.
Ekzekutimi me breshëri automatiku i shefit të Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiri ka sjellë edhe reagimin e kryesocialistit Rama. Nga “Tuitteri” Rama shkruan se vrasja e tij ishte një alarm buçitës për epërsinë e krimit mbi shtetin. "Vrasja e Adem Tahirit alarm buçitës për epërsinë që ka marrë krimi mbi shtetin dhe pasigurinë e kudondodhur në gjithë territorin e vendit", tha ai. Lideri i opozitës shprehu më tej ngushëllimet për familjarët e komisarit.