E Shtunë, 31 Tetor 2026

I derguari i OKB ne Siri

I dërguar i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi, realizoi vizitën e parë në kryeqytetin Damask. I pritur nga ministri i Jashtëm, Brahimi pritet te takohet me presidentin Bashar al-Assad dhe grupet e opozitës, për të biseduar mbi krizën që po i kushton jetën qindra sirianëve çdo ditë.
Ministri i Jashtëm  Ëalid al-Moualem i tha të dërguarit të paqes se qeveria e tij ishte e vendosur që të mbështeste misionin e tij fisnik. Megjithatë, në një deklaratë evazive, Moualem theksoi se “çdo debat për zgjidhjen e krizës duhet të përqendrohet në interesat e vetë popullit sirian”.
“Ekziston një krizë dhe askush nuk e mohon atë. Ekziston një krizë që po përkeqësohet dhe të gjithë bien dakord në nevojën e ndalimit të kësaj gjakderdhje dhe rikthimit të harmonisë. Ajo që mungon është rruga për të realizuar këtë”, tha Brahimi gjatë  fjalës së tij . 
Rreth 28 mijë persona kanë humbur jetën që prej fillimit të konfliktit në mars 2011, ndërsa numri i sirianëve që kanë braktisur shtëpitë dhe konsiderohen refugjatë lufte brenda ose jashtë vendit është prej 1,5 milionë personash.Kur ai mori postin,  Brahimi tha  se vendosja e paqes ne Siri do të ishte "gati e pamundur". Ai e ka përshkruar gjakderdhjen atje si "tronditëse" dhe shkatërrimin si "katastrofike". Ai u emërua në  këtë roli në gusht, pas dorëheqjes së Kofi Anan, i cili dha dorëheqje pasi plani i tij për paqe ne Siri , dështoi. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›