E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder sekuestrohet 30 kg kanabis

Shërbimet policore të policisë së Kufirit në pikën e kalimit kufitar Muriqan kanë bërë goditjen e një rrjeti trafikimi të lëndëve narkotike. Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative është finalizuar me suksese operacioni policorë “ Dërgesa e fundit” ku janë gjetur dhe seskuestruar në cilësinë e provës materiale 30 kg lëndë narkotike Kanabis sativa që transportohej në një mjet Benz me targë AA096EC. Si dhe u bë arrestimi i shtetasit Met Gjadri 32 vjec lindur në Kukës dhe banues në Bathore si dhe shtetasen Denisa Leka 25 vjece lindur dhe banuese në Tiranë.

Nga sa mësohet droga kishte si destinacion Europën Perëndimore dhe ishte e fshehur në disa pjesë të automjetit, e ndarë në 50 qese të presuara me vakum. Po kështu gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e policisë kufitare gjatë një muaji është bërë sekuestrimi i sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike. Si 4 kg heroinë dhe 686 gr kokainë si dhë u bë arrestimi i shtetasit Agostin Kolthi. Arrestimi i kroatit Pavle Jovanoviq i cili transportonte 20 kg kanabis, po kështu në pranga të policisë së kufirit Shkodër ka rënë edhe 27 vjecari nga Durrësi Ervis Deti i cili po transportonte në drejtim të evropës perendimore 20 kg drogë kanabis, si dhe arrestimi i shtetasit Suedez Lars Tomy Rosen i cili u kap teksa tentoj të transportonte 9 pistoleta të llojit “ Ekol Special” 9 mm. Drejtoria Rajonale e Kufirit e Migracionin Shkodër, bënë me dije se nuk ka ndërprerë per asnje moment masat policore e operacionale me qëllim goditjen e krimit të organizuar në përgjithësi e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe aktiviteteve të tjera të kundërligjshme që zhvillohen në dhe nëpërmjet kufirit shtetëror.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›