Rregjistrimi online ne universtitete
Ndryshe nga një vit më parë këtë vit regjistrimi për në universitet është përqendruar tërësisht në duart e studentëve. Proces ky që përfundon brenda pak minutash nëpërmjet aplikimit elektronik dhe për herë të parë lejon studentët e shpallur fitues në fazën paraprake në një nga degët e përzgjedhura në formularin A2 të regjistrohen përfundimisht në atë program studimi apo të zgjedhin të vazhdojnë garën për një preferencë më të lartë vetëm duke klikuar në një nga opsionet që shfaqen ndërsa hapin faqen e internetit të Agjencisë Kombëtare të Provimeve:
“Konfirmoj regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar” apo
““Vazhdoj konkurrimin për një preferencë më të lartë”
Regjistrimi online lejohet të kryhet vetëm njëherë. Prandaj specialistët bëjnë apel për kujdes pasi nëse të dhënat nuk shkruhen saktë programi nuk lejon vazhdimin e aplikimit dhe studenti është i detyruar të shkojë për tu regjistruar nga sekretaret nëpër fakultete të cilat po i nënshtrohen një trajnimi për zbatimin e këtij procesi në mënyrë elektronike. Listat e fituesve për në universitet shpallen me 18 shtator dhe studentët kanë dy javë kohë për tu regjistruar.