E Shtunë, 31 Tetor 2026

I jepte makinës në gjendje të dehur, përplas dy gra

Aksident / foto arkiv

Devoll – Dy kalimtare, S.K, 30 vjeçe dhe S.Sh, 60 vjeçe, banorë të qytetit të Bilishtit, mbetën të aksidentuara teksa kishin qenë duke ecur në rrugët e qytetit të tyre. Përplasja e dy grave ndodhi sepse drejtuesi i autoveturës Mercedez Benz me targa AA 580 BL, Jani Kambo, 38 vjeç, banues në fshatin Bitinckë të rrethit Devoll po udhëtonte me automjetin e tij në gjendje të dehur.

Sipas policisë, dy të dëmtuarat pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore rezultojnë të jenë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa  autori i ngjarjes u arrestua  për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim të mjetit në gjendje të dehur, parashikuar nga  nenet 290 e 291 të Kodit Penal. /V.H/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›