Itali, vritet shqiptari, sfidoi policinë

Policia italiane në vendngjarje
Një i ri shqiptar është qëlluar nga policia italiane duke mbetur i vdekur për shkak se nuk qëndroi në një postbllok.
Sipas policisë italiane dy shqiptarët nuk ndaluan në postbllok, sepse u munduan të shpëtonte drogën që kishin në makinë.
Ngjarja e rëndë ndodhi përgjatë rrugës që të çon në Siena të Italisë.
Mësohet se fillimisht shqiptarët kishin respektuar sinjalin e ndalimit të dhënë nga dy agjentët, por më pas kishin dalë nga radha e makinave të ndaluara dhe ishin larguar me shpejtësi të madhe duke aksidentuar dy policët.
Sipas policisë, njëri prej agjentëve, kur ka rënë në tokë, ka shtënë aksidentalisht një plumb që ka kapur krahun e majtë të makinës ku udhëtonin dy të rinjtë shqiptarë. Për pasojë drejtuesi i mjetit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u gjet i plagosur rëndë, me një plumb në kraharor. Ai humbi jetën gjatë natës në spitalin e Grossetos.
Sakaq pas hetimeve rezultoi se në makinë ne viktimës u gjetën 10 kilogramë drogë, dhe pikërisht për të shpëtuar kontrollin e lëndës narkotike shqiptari ka sfiduar plumbat e policisë duke mbetur i vrarë. /E.Lata/