PD, ftesë PS: Të votojmë për heqjen e imunitetit

Zëdhënësja e PD, Silvi Bardhi
TIRANË- Partia Demokratike, duke ritheksuar angazhimin e saj për mbylljen e reformave ka deklaruar se nëse ka vullnetin e duhur nga palët ajo mund të mbyllet brenda afatit të përcaktuar dhe i bën ftesë opozitës të votojë për heqjen e imunitetit të zyrtarëve.
Partia Demokratike vlerëson përpjekjet e palëve dhe thekson se nëse ka vullnet reforma zgjedhore mund të përfundojë brenda afatit- tha në një deklaratë për mediat zëdhënësja e PD, Silvi Bardhi, duke shtuar se PD ka miratuar me dhjetëra propozime të bëra nga opozita dhe është e vendosur të marrë në shqyrtim edhe propozimet e mbetura.
Sipas saj, kreu i PD-së, Berisha fton Ramën që krahas punës së komisioneve për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare të vendosë për heqjen e imuniteteve për zyrtarët tanë. Ky do ishte mesazhi më i mirë që forcat politike do i dërgonin zgjedhesve të tyre dhe ndërkombëtarëve- tha ajo.