Rinas, arrestohet 27-vjeçari, vrau një shtetas grek

Arrestohet, foto arkiv
Policia e kufitare ka arrestuar sot një 27-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e një shtetasi grek dhe për armëmbajtje pa leje.
27-vjeçari, Gjin Marku kthehej nga Londra në drejtim të Shqipërisë dhe pas verifikimeve të detajuara në sistemin Memex të policisë rezultoi i kërkuar nga INTERPOL-i për llogari të drejtësisë greke, si person i akuzuar për vrasjen e një shtetasi grek në vitin 2005.
Burime të komisariatit të Rinasit bëjnë me dije se mbi 27-vjeçarin, me origjinë nga Puka, rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje si dhe armëmbajtjes pa leje.
Sipas dëshmive paraprake të dhëna për oficerët e policisë, Marku pretendon se është i pafajshëm për akuzat e ngritura nga drejtësia greke. /E.L/