I kam lindur vetë, por jam babai (FOTO)
Share
Ai ishte 20 vjeç kur ndryshoi seksin dhe u bë mashkull. Tani Thomas Beatie është 38 vjeç. Por atëherë ai mbajti organet riprodhuese për shkak se një ditë donte të lindte një fëmijë. Dhe tani ka jo një, por tre fëmijë të ndryshëm: Suzanën, 3 vjeç, Austinin, 2 vjeç dhe Jensen, 8 muajsh.
Pavarësisht se i ka lindur vetë, ai sërish në familje është babai, kurse gruaja e tij, Nancy, njihet si mami. Të tre fëmijët kanë lindur nga vezët e Thomas. Babai biologjik i fëmijëve është i njëjti donator anonim.
Është diçka shumë konfuze edhe për mendjen e një të rrituri, jo më për një fëmijë. Por për këtë familje në Arizona, SHBA, jeta është krejt normale.









