Amnistia fiskale, u zhdoganuan me gjysmë dogane 1227 automjete

Nëndrejtori i Doganave, Merlika
Doganat: Përfituan 2458 biznese me 125 milionë USD
Amnistia fiskle, afati i së cilës përfundon më 31 mars të këtij viti, ka bërë që institucionet përgjegjëse të zbatimit të dalin paraprakisht me rezultatet e deritanishme, duke bërë thirrje për të përfituar ende. Dje ishte Drejtoria e Përgjithshme e Doganave që detajoi shifrat që lidheshin me zbatimin e amnistisë nga kjo e fundit dhe qytetarët e bizneset që kanë përfituar. Kështu, sipas shifrave të prezantuara dje nga Doganat, rezulton që deri më datë 6 mars janë falur 2458 raste me një shumë 12.5 miliardë lekë. Po kështu, 186 subjekte kanë përfituar me kushtin e pagesës së 95 milionë lekëve. Në total janë zhdoganuar 1227 automjete që ishin importuar deri më 31 dhjetor 2010, për të cilat është paguar vetëm gjysma e principalit dhe është falur po kaq, që në vlerë monetare është 260 milionë lekë. Subjekte që kanë pasur detyrimin e deklarimit nga në ILDKP janë përjashtuar nga amnistia. Drejtoria e Doganave ka bërë me dije se pas përfundimit të amnistisë, administrata e saj do të zbatojë ligjin duke mbledhur me forcë borxhin doganor që kanë subjektet. Masat e parashikuara në legjislacionin doganor për rikuperimin me forcë të borxhit doganor te konsistojnë në: pezullimin e aktivitetit ekonomik, sekuestrimin e vlerave monetare, të llogarive bankare, mallrave, të pasurive të patundshme dhe të tundshme që i përkasin debitorit ose një pale të tretë garantuese, sqaruan dje Doganat.
Amnistia
Deri më 6 marsFalur 2458 raste
Shuma, 12.5 miliardë lekëMe kusht faljeje,
186 subjekte
Shuma, 95 milionë lekëZhdoganuar,
1227 mjete
Falur, 260 milionë lekë
Paguar, 260 milionë lekëJopërfitues,
58 subjekte
detyrim deklarimi
në ILDKP