E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama viziton “Mësonjtoren e parë shqipe”

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zgjedhur “Mësonjtoren e parë shqipe” në qytetin e Korçës për të uruar mësuesit për festën e 7 Marsit.
 

Ndërsa ka vizituar shkollën e parë, e cila është hapur pikërisht në 7 mars 1887, Rama theksoi se në muret e kësaj shtëpie kujtohen vargjet e Naimit të madh për Korçën.

Ndërsa u ka uruar festën të gjithë mësueve Rama ka theksuar se arsimi ka nevojë për një rilindje. “Gëzuar të gjithë mësuesve, shpesojmë që një rilindje të kthejë dinjitetin e humbur” ka shtuar Rama.

7 Marsi u njoh si dita e mësuesit pasi më 7 Mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësenjtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.

Edhe pse në kushte të vështira, kur ndalohej mësimi i gjuhës shqipe, ajo qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›