I kërcënon me shkarkim

Duket se Qeveria e Kosovës e ka marrë me seriozitet plotësimin e detyrave që dalin nga pyetësori i Komisionit Europian për studimin e fizibilitetit.
Sipas informatave të Expressit nga Qeveria, gjatë një takimi me sekretarët dhe ministrat e kabinetit të tij, Kryeministri Thaçi ua ka bërë të ditur atyre se nuk pret asgjë më pak se përkushtim të plotë në këtë drejtim.
Ndryshe, lirisht mund të fillojnë të kërkojnë punë tjetër, thuhet t’u ketë thënë atyre Kryeministri.
“Kryeministri ua ka bërë të qartë të gjithë sekretarëve dhe ministrave të kabinetit se nëse nuk i kryejnë me kohë obligimet që kanë të bëjnë me pyetësorin e Komisionit Europian, lirisht mund të nisin të kërkojnë një punë tjetër”, ka thënë një burim brenda Qeverisë për Express.
Gjatë takimit që Thaçi ka mbajtur me kabinetin e tij të hënën, ai ka folur për agjendën europiane dhe obligimet që dalin nga ky proces, por me fokus pyetësorin e Komisionit Europian, i cili tashmë u është shpërndarë dikastereve qeveritare.
“Kosova po implementon në afat rekord të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizimin e vizave, marrëdhëniet tregtare dhe përgatitjet për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit”, ka thënë ai.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...