I kërkonin 50 mijë euro në shkëmbim, merret peng biznesmeni shqiptar
Një shqiptar dhe një italian torturuan dhe kërcënuan me vdekje shqiptarin me banim në Francë, karabinierët arrestojnë pengmarrësit
Një shqiptar u mor peng nga dy persona, të cilët i kërkonin 50 mijë euro familjes së tij për ta liruar. Por, pengmarrësit, një emigrant nga Shqipëria dhe një italian, ranë në prangat e karabinierëve, të cilët liruan edhe pengun pas një aksioni të organizuar. 47-vjeçari i marrë peng rrinte në Francë dhe kishte pak kohë që kishte shkuar në Ravena. Viktima ka rënë pre e bashkëpatriotit të tij dhe mikut italian, të cilat e kanë mbyllur atë në një kasolle. Sipas dëshmive, aty ishte torturuar e kërcënuar me vdekje. Policia italiane vuri në pranga 29-vjeçarin Egert Kanaj dhe 35-vjeçarin Leonardo D'Alaimo. Ata u shoqëruan në qelitë e burgut, në pritje për të dalë përpara gjykatës për të marrë masën e arrestit.
Ngjarja
Rreth orës 00:50 të datës 11shtator ka mbërritur në policinë e Ravenës një telefonatë nga një qytetare shqiptare, e cila jetonte në Francë, në rrethinat e Parisit. Gruaja i deklaroi policisë se i shoqi i saj e kishte marrë në telefon, ku i thoshte se ai ishte marrë peng nga dy persona, njëri prej tyre shqiptar dhe një tjetër banor i Ravenës dhe mbahej i mbyllur në një kasolle afër një ferme të izoluar jashtë Ravenës. Ndërkohë që 47-vjeçari kishte marrë në telefon edhe fëmijët e tij, të cilët ndodheshin në Francë, ku i lajmëronte se e kishin marrë peng. Në orën 02:30, policia ka kontaktuar sërish me bashkëshorten e 47-vjeçarit, i cila u tha se ajo kishte pasur sërish një telefonatë, këtë radhë me njeriun i cili i kishte rrëmbyer burrin. Ai kishte folur edhe me djalin e saj dhe u kishte kërkuar familjes së pengut që t’i dorëzonin 90 mijë euro ndryshe ai do të vriste pengun. Gjatë telefonatës së kryer, familjarët kishin dëgjuar të afërmin e tyre që të bërtiste: “Ju lutem më ndihmoni mua”. Djali, gjithashtu shtoi se në një bisedë telefonike më parë, babai i tij i kishte thënë se ai kishte shkuar në fermë bashkë me rrëmbyesin me makinën e tij.
Operacioni
Menjëherë karabinierët italianë nisën nga puna për gjetjen e 47-vjeçarit. Gjatë gjithë natës dhe në mëngjes ka pasur kërkime intensive në të gjithë zonën. Në kërkime u angazhuan skuadra të policisë të Ravenës, por edhe ekipe të tjera të specializuara. Ndërkohë, në komisariatin e P. S. të Gelas (CL) u paraqit edhe vëllai i 47-vjeçarit. Ai i deklaroi policisë se ishte njoftuar nga kunata e tij se i kishin rrëmbyer vëllanë dhe se pengmarrësi kërkonte 90 mijë euro. Ai i kishte thënë saj që të t’i jepte numrin e tij të celularit pengmarrësit, në mënyrë që të ishte ai që të kontaktonte. Pas kontakteve dhe kërcënimeve të pengmarrësit që do t’i vriste të vëllanë, nëse s’jepte lekët, ai kishte arritur t’i bindte ata se do t’u jepte 50 mijë euro, pasi arrinte t’ua gjente ato shumë shpejt. Vëllai i 47-vjeçarit i deklaroi policisë se ai dyshonte se pengmarrjen mund ta kryente vetëm një person që ai e njihte. Para një muaji e gjysmë ai kishte shkuar në Ravena në banesën e një mikut të të dyshuarit dhe u tha hetuesve se dyshonte se i vëllai mbahej pikërisht në atë vend. Pas informacioneve të dhëna nga vëllai, policia nisi kërkimet nga toka dhe ajri në zonën e përcaktuar në periferi të Ravenës. Agjentët nga ajri vunë re lëvizje të dyshimta në një kasolle në zonën e banuar të Porto Fuorit. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilat panë se brenda në magazinë rrinin tre persona, dy prej të cilëve u përngjanin përshkrimeve të të rrëmbyerit dhe të rrëmbyesit. Ndërkohë, policia po përgatitej për aksionin për lirimin e pengut. Ata u futën në dhomë ku vunë në pranga të dyshuarit si dhe liruan shqiptarin 47-vjeçar. Viktima kishte marrë kërcënime të shumta si dhe ishte torturuar dhe dukej se ishte në një gjendje frike. Ai deklaroi se ishte marrë peng dhe se ishte kërcënuar me vdekje. Gjatë kontrolleve, karabinierët zbuluan një pistoletë të kalibrit 7,65, një pako hashash me rreth 202,4 gramë, një pistoletë të tipit “Beretta” modeli 92, si dhe rreth 4 gramë kokainë. Policia arrestoi dy pengmarrësit, Egert Kanaj 29 vjeç dhe 35-vjeçarin Leonardo D'Alaimo dhe i shoqëroi ata në qelitë e burgut, në pritje për të dalë përpara drejtësisë italiane.