E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga: Ska krizë humanitare në veri

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në një intervistë për VOA, ka mohuar në mënyrë të hapur spekulimet se në veri të Kosovës ka një krizë humanitare që ka përfshirë banorët serbë.

Nuk kemi të bëjmë me krizë humanitare, por me barrikada që po bllokojnë qarkullimin e mallrave dhe njerëzve. Republika e Kosovës ka institucionet e veta dhe çdo shtet tjetër, duhet të respektojë ligjet dhe procedurat e saj.

Ndër të tjera, Jahjaga ka vënë në dukje se është e domosdoshme që në veri të vendoset rendi dhe ligji, ndërsa ka hedhur poshtë mundësitë për një status të veçantë apo për një plan Ahtisari plus për veriun. Për të, çështja e statusit të Kosovës është një çështje e mbyllur.

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington, Jahjaga ka zhvilluar një takim me sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton si dhe me sekretarin e Drejtësisë Eric Holder.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›