I lumtur që do ta takojë idhullin Eto’o

Kur ekipi suedez, Kalmar mësoi se do të luajë kundër klubit rus, Anzhit Makhachkala në Copa del Sol ishte e lehtë të mësohet se kush ishte futbollisti më i lumtur për këtë takim.
Në këtë turne janë dhe disa ekipe që kanë përvojë në ligën e Kampionëve si Shakhtar Donetsk, Viktoria Plzen e Copenhagen.
Në mesin e futbollistëve që duhet të veçuar janë Darijo Srna, Yuri Zhirkov, Jadson dhe super ylli i Anzhit Eto’o. Ky i fundi është i veçantë për sulmuesin kosovar të Kalmarit Besnik Rrustemjan.
Futbollisti i talentuar, prej moshës 8 vjeçare e ka për idhull anëtarin e Anzhit, Samuel Eto’o. “Gjithmonë i kamë thënë vëllait dhe babait që një ditë do të luaj kundër Eto’o dhe tani do ta bëjë”, ka thënë 17 vjeçari për fotboll.expressen.se.
“Shpresoj të jetë i këndshëm takimi me Eto’on dhe të kem rastin të luaj kundër tij”, ka theksuar ish futbollisti i Malmos dhe klubit anglez Blackburn.
Rrustemaj këtë sezon ka qenë i angazhuar me ekipin U21 të Kalmarit dhe tani shpreson të hapë dyer të reja në Copa del Sol. Përveç paraqitjeve të mira në këtë turne, kosovari ka edhe një tjetër synim, t’ia marrë fanellën Eto’os
“Do t’i afrohem dhe do t’ia kërkoj fanellën e tij pas ndeshjes, më pas do ta vendos në mur. Do t’i tregoj Eto’os që ka qenë për mua futbollisti të cilin e kam ëndërruar ta takoj gjatë gjithë jetës sime”, ka përfunduar Rrustemaj, i cili më herë herët, kishte pasur rastin ta takojë yllin e Milanos, Zlatan Ibrahimoviç dhe të marrë këshilla nga ai.