Vieira: Lojtarë si Messi dalin rrallë

Ish-reprezentuesi i Francës, Patrick Vieira ka lavdëruar Lionel Messin dhe klasin e tij prej lojtari, duke thënë se lojtarë të tillë dalin në skenën e futbollit një herë në 15 vite.
“Zidane ishte lojtari i madh i fundit që kam parë, dhe më pas shoh Messin. Ai është një lloj lojtari që del një herë në 10-15 vjet”.
“Mendoj se Messi bën diferencën. Çfarë mendoj se e bën atë të mirë është se nuk është egoist, ai luan për ekip. Ai luan për të mirën e ekipit. Futbolli është lojë kolektive. Klasi i tij bën diferencën, ai është lojtar fantastik”, tha Vieira