E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mehmeti, i gatshëm për Palermon

Pas presidentit Maurizio Zamparini, edhe Agon Mehmeti e ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me skuadrën e Palermos, me të cilën do të nënshkruar kontratë pesë vjeçare në fillim të vitit të ardhshëm.

Sipas medieve suedeze ndeshje e fundit e sulmuesit kosovar me Malmon do të jetë ajo kundër Az Alkmarit. Kosovari me pasaportë suedeze nuk do të mund t’i ndihmojë Malmos në Europa League kundër Austria Vjenës pasi kontrata me klubin suedez i skadon me 30 nëntor.

“Kontrata ime është në skadim dhe Palermo dëshiron të më ketë sa më parë në dispozicion”, tha Mehmeti për gazetën suedeze Sydsvenskan, i cili largohet nga Malmo me ndjena të përziera.

“Tifozët kishin rëndësi shumë të madhe dhe më kanë dhënë gjithçka. Ka edhe të atillë që shohin gjëra negative por shpresoj që shumica e njerëzve të më kuptojnë”, ka theksuar Mehmeti, i cili me Malmon nga viti 2008 ka zhvilluar afër 90 ndeshje dhe ka realizuar 23 gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›