Rama: Ja abuzimet dhe lejet e ndertimit
Lejet e ndertimit kane qene, prej 11 vjetesh, nga nje akuzat konstante qe i jane bere per shperdorim ish-kreut te Bashkise se Tiranes. Ne konferenca ka folur shkurt per shpifje dhe per asgje te vertete ne ato qe thuhen. Ndersa ne librin e tij "Kurban", ish-kreu i Bashkise se Tiranes ndalet pak me gjate per keto akuza qe e kane shoqeruar gjate gjithe jetes. Rama thote se megjithe punen e bere per shmangien e ketij fenomeni, askush se "perjashton dot me, anen tjeter, qe ne marredheniet e ndertuesve me zyrat dhe strukturat vendimmarrese per lejet e ndertimit, te kete pasur, fatkeqesisht, edhe raste abuzimesh per te kapercyer ndonje pengese a shkelur ndonje rregull". Kreu i PS-se pranon ne librin e tij, fragmentin e cilit po e botojme te plote, te pakten dy raste ku persona konkrete kane abuzuar me emrin e tij per te marre favore nga ndertuesit.
Akuzat per korrupsion me lejet
Kur nisen te shpeshtoheshin tamtamet e propagandes per ekzistencen e nje sistemi korruptiv me lejet e ndertimit, duke me treguar me gisht perdite si gllaberues perqindjes per nje meter katror nga cdo leje e nxjerre prej Bashkise se Tiranes, ne fillim 10 per qind, pastaj 15 per qind, ne fund kapen 20 per qind, balte ngjitese ne mjedisin tone te perbaltur, qe pavaresisht gjithe perpjekjeve tona per te provuar te kunderten, nuk mu nda deri fund, e pata humbur toruan ne piken qe gjate nje takimi me kompanite e ndertimit leshova para kamerave klithmen e deshperuar; "Nuk ka ne kete qytet as ndonje bir nene, e as ndonje bir kurve qe te kete qofte edhe 20 qindarka te vecanta ne xhepin tim!" Ky fakt ishte acik ashtu kete atehere e s'eshte pervecse keshtu edhe sot pas kaq vitesh, packa se kjo e vertete s'ndryshon dot asgjesend ne mendjen e atyre qe e kane te pamundur te besojne se mund te jete keshtu, s'jane pak, jane shume, ndoshta, kush me shume e kush me pak, te gjitha ata qe se njohin nga brenda jeten time, dhe as perjashton dot me ane tjeter qe ne marredheniet e ndertuesve me zyrat dhe strukturat vendimmarrese per lejet e ndertimit te kete pasur, fatkeqesisht, edhe raste abuzimesh per te kapercyer ndonje pengese a shkelur ndonje rregull. Te tilla kam arritur te zhbiriloj ne shkallet e burokracise bashkiake edhe vet ne ndonje rast, kur lakimi padrejtesisht i emrit tim; "I do ai lart!", ka rrjedhur ne vija komunikimi qe kane mberritur tek une per ndodhi konkrete e ne pamundesi provash te mjaftueshme per te kerkuar procedim penal, por i bindur ne vertetesine e informacionit te mbledhur, u kam kerkuar personave te perfshire largimin e menjehershem nga mjedisi i punes. Mund te thuash se ka pasur neper keto shkalle edhe te tjere qe u kane shpetuar ketyre vijave informacionesh te rastesishme, s'kam si e pohoj e as pse e mohoj kategorikisht, sepse jam i vetedijshem qe sistemi s'ishte megjithate i persosur per disa arsye, objektive pergjithesisht, por kam te gjitha provat se ashtu sic e ndertuam shkalle pas shkalle, sistemi yne funksiononte per kedo qe zgjidhte rrugen e ligjshme te e jo rruget e terthorta, pavaresisht se ne Shqiperi gjendja e prones dhe dokumentacioni i nevojshem per leje ndertimi mbeti nje kaos qe rrugen ligjore e bente te dukej shpesh e veshtire, pikerisht sepse filtrat e kontrollit u bene te imet e nje dosje me mangesi ligjore s'i kalonte dot.
Hyj nder ata qe besojne se nuk jane njerezit qe e korruptojne nje sistem, por eshte sistemi qe i korrupton njerezit, nese nuk pershtat me vizionin dhe nevojen qe kane krijuar. Nepunesit shqiptare s'jane me te korruptueshem sesa nepunesit gjermane apo franceze per shkak te ndonje defekti a deformimi te caktuar gjenetik, por eshte sistemi primitiv, qe s'perputhet as me vizionin demokratik, as me nevojat e qytetareve apo kompanive per sherbime, qe i bene ata lehtesisht te korruptueshem, sic do te bente pa veshtiresi te korruptueshem plot gjerman apo franceze qe do te militonin ne "sherbimin civil" shqiptar, nderkohe qe veshtiresisht do te korruptoheshin shqiptaret, qe do te punonin per shtetin gjerman apo francez, sepse do t'u rezultonte thjesht e pamundur ta anashkalonin, deformonim apo vinin ne sherbim te xhepit te tyre mekanizmin e nje makinerie moderne shteterore. Modernizimi i shtetit eshte pergjigja me afatgjate per te zmbrapsur korrupsionin ne Shqiperi. Rritja e perputhshmerise, sot inegzistente, mes vizionit europian te ketyre nevojave te qytetareve per sherbime publike e liri te garantuar konkurrence nga njera ane, duke i rikonceptuar dhe lidhur mes tyre institucionet dhe agjencite shteterore si mekanizma te pershtatur brenda nje makinerie moderne, e cila furnizohet me ligje, organika, teknologji, manuale procedurash administrative e drejtohet me profesionalizem brenda nje sistemi ku qytetaret s'i ka dot ne dore askush individualisht ne asnje nivel te punes se makinerise, eshte e vetmja rruge per mundur korrupsionin si alternative e shtetit, te tjerat jane pallavra qe ushqejne krimbin mijerakembesh te korrupsionit.
Bota e ndertimtarise qe qerthullonte rreth Bashkise se Tiranes ishte nje mikrokozmos i habitshem, mbushur me hije qe verdalloseshin duke shpikur lidhje te paqena me mua e qe shperndanin pafundesi valesh magnetike neper pronare e ndertues, duke krijuar nje vorbull te turbullt ku njerezit thitheshin e peshkoheshin shpesh edhe te trullosur prej propagandes shkurajuese qe perhapte namin se per te marre leje ndertimi ne Tirane duhej te paguaje ,medoemos nen dore. Vendosja e kontrollit ligjor mbi ate bote, fashitja e atyre valeve dhe krijimi i nje rendi normal gjerash ishte pune fort e veshtire, njesoj si te shuaje nje infeksion te gjetur ne nje trup te mberthyer nga epidemia, kur trupi u beson sharlataneve e kurave te krijuara e kurave te krijuara me gojedhena dhe, i drobitur ne kulm, as degjon me c'thote mjekesia. Pre e kesaj psikoze fatkeqe te mbjelle ne vitet '90 e te ushqyer me helmet e furishme te propagandes pas celjes se fares se shpreses ne fillimvitet 2000, kane rene, sidomos ne fillim, edhe ndertues qe kishin mundesi te kontaktonin drejtperdrejt me mua per kerkesa e sqarime, por per shkak te influences mbytese te llafeve lume e llume nga te kater anet, edhe ata kujtonin e nenkuptonin se vonesat e detyruara per mangesi ne dosjet e tyre te aplikimit shpikeshin per te nxitur "lyerjen e rrotes". S'e harroj nja djale matrapaz qe shfaqej ne vitet e para ne takime politike te miat, kishte arritur te kerrente ca foto me mua duke u hequr si fans fanatik e me ato foto paraqitej si djali i sime tezeje, s'kam edhe teze, duke bere marifete te hatashme e marre ne qafe njerez qe lejet i kishin marre sipas ligjit, ndersa ryshfetet ia kishin blatuar "kusheririt" tim dallkauk. U desh mund e kohe per ta nxjerre infeksionin nga bashkia, po s'mundem ta c'infektonim mjedisin perreth saj, propaganda politike ne radhe te pare, po edhe besetytnia sociale se pa ryshfet s'behet dot asgje ne shtet, e bene te pamundur krijimin e mendimit te pergjithshem se ne bashki s'ishte kurrsesi njelloj si kudo. S'duhet harruar ketu se vendimmarrja ne kete fushe te minuar s'ka qene kurre pjese e autonomise se Bashkise se Tiranes, meqe ne Keshillin e Rregullimit te Territorit te qytetit, ku miratohen, lejet ne s'kemi pasur asnjehere ne njembedhjete vjet shumicen vendimmarrese, e cila gjithnje eshte kontrolluar nga qeveria dhe hera-heres ka pasur nje axhende te sajen nen rrogoz. Diktati i nenrrogozit u be norme me ardhjen ne KRRT te shumices kontrolluese te Saliut, qe ishin nje dore njerezish te pasjellshem, te gjithe njelloj, sikur t'i kishte nxjerre Doktori nga i njejti bark, veshur me kostume dhe armatosur me diploma qe i grisnin pa pike gajleje sa here ua lypte urdhri nga lart, te cilet, me nje arrogance fyese, vendosnin krejt apriori kujt t'i jepej e kujt s'i jepej leje, bazuar ne arsye ekstraligjore, kryekeput selektive, hapur, forcerisht, per te lejuar vetem miqte e klientet e pushtetit dhe penguar te tjeret, tere jomiqte dhe joklientet fatkeqesisht te identifikuar, si te afert me mua a me opoziten pas dyndjes barbare te vitit 2005 mbi bashkine, kur KRRT-ja u kthye ne nje mjet skandaloz ne shkelje te te drejtave te pronareve dhe ndertuesve per te shtrenguar deri ne mbytje rrethimin e Bashkise se Tiranes nga Saliu. I cili, pervecse s'donte ne asnje menyre qe te padeshiruarit e pushtetit te tij te merrnin leje ndertimi, nuk donte as qe bashkia te perfitonte taksen e lejes se ndertimit, qe ishte edhe nje e ardhur kryesore e jona per te realizuar investime ne infrastrukturen e kryeqytetit. S'pyeste hic kryeministri i vendit s duke penguar lejet bllokonte punedhenesin me te madh te kryeqytetit, Bashkine e Tiranes, e cila, me lejet e ndertimit, ka krijuar mundesi per hapjen ne keto vite te 320 mije vendeve te reja pune. Sistemi qe ne ngritem me peripeci pas ca vitesh brenda bashkise per shqyrtimin e cdo kerkese per leje ndertimi, i uli objektivisht, mundesine e abuzimeve individuale te dikujt a dikujt tjeter me pronare a ndertues. Me futjen e praktikave te kontrollit te procedures online, ky sistem u be krejtesisht transparent dhe pavaresisht se eshte e pamundur te te them se ne gjithe keto vite s'ka pasur raste te papelqyeshme abuzimesh, ndoshta edhe te tjera si ato qe te permenda me lart, nuk eshte absolutisht e pavertete te thuhet se edhe ne kete fushe te minuar me interesa e probleme shume te koklavitura Bashkia e Tiranes ka bere dallim ne marredheniet me qytetaret nga cdo institucion tjeter qendror a vendor ne Shqiperi. Konica e quante te papermbajtur gaz ate qe te merr perballe nje shfaqjeje idiote te qenies njerezore, po i papermbajturi gaz vjen si per te qeshur e qare kur degjon shpeshhere Saliun te flase profka qe si verifikon kush ne kete vend, sic verifikohet cdo gje qe nje kryeminister thote ne nje vend normal. Jane mijera gjera qe kane kaluar drejt e ne veshet e njerezve pa marre kush nder ndermjetesit e opinionit publik mundimin te beje verifikime dhe t'u thote njerezve si qendrojne ne te vertete. Nje i atille gaz me zuri mua kur e degjova tinezarin e vjeter te thote para ca ditesh se do te futet sistemi One Stop Shop per lejet e ndertimit ne Tirane, duke shperfaqur ate buzeqeshjen profesionale qe genjeshtra ia vizaton ne fytyre si me laps sysh. Sistemi ne Bashkine e Tiranes ka vite, ne fakt, qe eshte per te gjitha proceduarat One Stop Shop, edhe per sa u takon lejeve te ndertimit. Por cka do te futet me siguri aty pas pushtimit te bashkise, ne vazhden e hullise se keqqeverisjes e te praktikave te derisotme te qeverise, nuk eshte aplikimi online me One Stop per leje, po nje kuptim i ri per fjalen Shop, permes kthimit te sportelit te pritjes se qytetareve ne dyqan te lidhur nentokesisht me ca zyra jashte bashkise, disa qindra metra larg saj, qe qysh prej 2005-es negociojne ne te zeze cmimet e privatizimeve, koncesioneve licencave, kthimeve e kompensimeve te pronave, te cilat, pas negociatash "shoqerore" me pronare, ndertues, investitore ne emer te interesit reciprok, do t'i japin sportelit shenjen per nxjerrjen e lejes, sic i japin qeverise paraprakisht lejen e miratimit te vendimeve te saj strategjike mbi pasurite kombetare apo te drejten e tundjes me vendim qeverie te pronave te patundshme te shqiptareve, pasi shkruajme rendom vete projektligjet e Keshillit te Ministrave. Tirana eshte i vetmi qytet ne Shqiperi ku u vu dhe u mbajt nje kufi lartesie per banesat, 9 kate, ashtu sic eshte padyshim i vetmi qytet ne Shqiperi ku e gjithe procedura e aplikimit dhe miratimit ne bashki te projekteve ishte e standardeve europiane. Te gjithe akuzat per procedure te ngarkuar e te zgjatur jane dokrra te paditurish apo shpifarakesh qe balten e kane buken e politikes se tyre, ndersa futja e praktikes se 'miratimit te heshtur" per lejet e ndertimit, silent consent, sic ka qejf ta thote Saliu me anglishten e tij shkembore, ne kushtet e Shqiperise, ku territori eshte jashte kontrollit te shtetit dhe kontrolli shteteror i zbatimit te lejeve per ndertim eshte jashte cdo standardi nderkombetar, perben nje barbari me vete ne te gjithe qasjen derrmuese te njezet viteve ndaj territorit. Miratimin e heshtur te lejeve te ndertimit s'e ka as Barcelona, modeli fantastik i zhvillimit urban ne bashkine e se ciles gjendet nje nga zyrat me te famshme urbanistike te botes, e cila ka ndihmuar edhe bashkine tone duke cmuar emrin e mire qe vume dhe cilesine e punes qe behej ne urbanistiken e Tiranes; s'e ka as Amsterdami, qyteti ku zhvillimi urban trajtohet me artin e endjes se nje pelhure te vyer; s'e kane as Roma, Parisi, Londra, e me radhe qytetet e botes ku duam te integrohemi. Po per Saliun s'ka cak logjik qe ndalon politiken kur duhet shkaterruar kundershtari dhe s'ka shkaterrim te vendit qe ndalon mendjen kur duhen nxjerre fitime nga shperdorimi i pushtetit te politikes. Bashkia e Tiranes ka qene shume e kushtezuar prej kornizes se pergjithshme te politikes mbi territorin, nje kornize e shtrember qe s'ka me keq. Te gjendur detyrimisht brenda saj, as diskutohet se s'i kemi shpetuar dot perhere gabimeve te bera pasivisht kudo neper Shqiperi me zhvillimin e territorit, po s'ka pike dyshimi se kemi qene te vetmit qe, plotesisht te vetedijshem per rrezikun e gabimit ne ate fushe, ia kemi dale te drejtpeshojme volumin teresor te punes se kryer ne kete drejtim, dukje mundur te perparonim cdo vit drejt nje rruge gjithnje e me te arsyeshme, pavaresisht mungeses fillestare te pervojes, vendimmarrjeve ndonjehere te nxituara rruges, rreshqitjeve te padeshiruara, po me sa duket te pashmangshme, nga njera ane, si dhe rrebesheve e pengesave politike, boshlleqeve e strapallave te panumerta te sistemit ligjor e administrativ shqiptar per territorin, nga ana tjeter. Ky qe kemi sot ne Shqiperi eshte nje sistem pa sistem, nje mal amullie qe duhet hedhur poshte i gjithi, ne bllok, nje ore e me pare, bashke me te gjitha interesat qe e mbajne me kembe, per t'ia lene vendin nje sistemi evropian, modern dhe demokratik te planifikimit hapesinor e qasje ndaj territorit, ku t'i jepet fund irracionalitetit te zhvillimit urban mbi trupin e Shqiperise. Te cilin e ushqen ne radhe te pare vete sistemi administrativ i Shqiperise qe kerkon prej vitesh nje reforme rrenjesore, duke filluar nga ndarja administrative e vendit. Shkurtim drastik i numrit te komunave e te qarqeve,me rrjedhoje imediate uljen e konsiderueshme te shpenzimeve absurde financiare dhe demeve kolosale te territorit qe behen prej njezet vjetesh, per te mbajtur ne jete administrata te kota, pa asnje orientim, profesionalizem dhe eficence. Riorganizimi i marredhenieve mes njesive vendore, qarkut e qeverise,me projeksion zhvillimin e integruar urban, ekonomik e social ne nivel rajonal, si dhe harmonizimin e zhvillimit kombetar me prioritete te bashkerenduara ne te tre nivelet e administrimit sipas karakteristikave dhe potencialeve te cdo rajoni. Organizimin katran administrativ te territorit qe vendi yne ka prej jazet vjetesh, s'e ka pasur kurre, as ne kohen e Turqise, as ne kohen e mbreterise, as ne kohen e komunizmit. Ishte shume me prane standardeve te Bashkimit Europian organizimi turk me kater vilajete, sesa organizimi me dymbedhjete qarqe qe ka Shqiperia sot.
Historia e breshkave ne zyre
....Histori me vete ajo e breshkave qe ndane me mua zyren e kryetarit te bashkise, ngase nje mik i huaj, artist, jo mjek ne fakt me pat thene se prania e bershkes ne mjedisin ku rri eshte ndihme e vyer per nje astmatik dhe per mua, qe vuaj qysh ne femijeri nga astma bronkiale, po edhe me terheqin bestinyte e cuditshme te kesaj natyre, ky mu be sebepi i kesaj bashkejetese me dy breshkat qe i mora me vete ne makine nje nate teksa mundoheshin te kapercenin rrezikun para Pallatit te Brigadave.