E Diel, 1 Nëntor 2026

I mbetet peshku pa uje, tenton te digjet brenda ne makine

Nje biznesmen, nga Librazhdi, ka tentuar te vetesakrifikohet pasi i mbeti peshku pa uje. Rakip Lacka, 52 vjec, me banim ne Rrajce, te Librazhdit, ka tentuar te vetedigjet dje ne oret e para te mengjesit. Shkak per vendimin ekstrem kane qene konfliktet me perfaqesues te pushtetit lokal per konkurrencen e pandershme ne mbareshtimin e peshkut dhe nderprerja e furnizimit me uje i vaskave te tij. Me pare, ai kishte lajmeruar familjaret se nuk kishte rrugezgjidhje tjeter. Dje, ne mengjes, ai ka mbushur makinen me letra dhe eshte futur, duke u mbuluar mes tyre. Me pas ka nxjerre nje cakmak, te cilin e mbante te ndezur. Skena ka shokuar familjaret dhe ka terhequr vemendjen edhe te banoreve te fshatit. 52 vjecari u ka kerkuar kureshtareve te largohen dhe te mos rrezikonin, pasi kishte marre vendimin qe te vetedigjej. Te afermit kane lajmeruar policine, nderkohe qe pjesetare te familjes dhe fqinjet e tij jane mundur te zgjasin sa me shume kohen per t'i dhene mundesi policise qe te nderhynte. Pas pak minutash, ne vendngjarje ka shkuar nje furgon policie. Uniformat blu kane negociuar me Rakip Lacken, duke i kerkuar qe te dale nga automjeti. Por ai ka vazhduar te mbaje ndezur brenda makines cakmakun, ndersa qendronte i mbuluar me letra. Kur e kane pare te pamundur t'i mbushin mendjen, nje nga efektivat ka thyer xhamin dhe ka nxjerre me force 52 vjecarin nga kabina. Gjate dites se djeshme, ai ka marre disa qetesues dhe ndodhet nen kujdes psikologjik. Ceshtja po hetohet nga policia lokale. Sipas te dhenave te para dhe deshmive te vete autorit, shkak per ndermarrjen e ketij veprimi kane qene konfliktet e vazhdueshme me pushtetin lokal dhe kryetarin e komunes per ujin e mbareshtimit te peshkut. Rakip Lacka eshte shprehur se eshte individ i licencuar e megjithate organet kompetente kerkojne t'i nderpresin ujin. Ai shkon me tej me akuzat e tij, duke thene se shteti nuk ndeshkon ata qe ushtrojne aktivitet ilegal, por ata qe derdhin rregullisht taksat sipas ligjit.

Fatos Salliu

Beteja per ujin ne Rrajce

Ne komunen Rrajce numerohen mbi 40 mbareshtues peshku neper rezervate. Ata shfrytezojne ujin qe vjen nga mali i Qafthanes. Por, sipas banoreve te tjere dhe drejtuesve te komunes, uji i perket i gjithe fshatit dhe vjedhja e tij po demton te mbjellat e fermereve te zones.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›