E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Evropa e shqetësuar, Rusia shkatërron depot e grurit në Ukrainë, me miliona ton bllokohen në porte

Depot e grurit janë vënë në shënjestër të Rusisë duke i bombarduar ato, ndërsa nëpër porte janë të bllokuar me miliona ton grurë për shkak të veprimeve ushtarake ruse duke sjellë shqetësimin për furnizimin me grurë të Evropës.

Sipas komandantit ushtarak të rajonit Dnipropetrovsk, Valentyn Reznichenko raketat ruse shkatërruan një depo gruri në zonë. Nga ana tjetër Drejtori i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara në Gjermani, Martin Frick ngriti alarmin se rreth 4.5 milionë ton grurë në kontejnerë në portet e Ukrainës nuk mund të zhvendosen për shkak të rrugëve detare të pasigurta nga sulmet ruse por edhe shkatërrimit që një pjesë e porteve kanë pësuar nga bombardimet.

“Asnjë pjesë e drithit nuk mund të përdoret tani. Ajo thjesht qëndron atje,” tha Frick

Ukraina është një nga furnizuesit kryesor me grurë të Evropës. Pak ditë më parë Kievi Zyrtar akuzoi Moskën se po vjedh grurin e saj duke bërë që njerëzit të përballen me varfërinë dhe urinë./ La Repubblica

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›