E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Humbi këmbët nga bombardimet ruse në Ukrainë, e reja martohet në spital, ‘vallëzon’ me bashkëshortin e saj

Teksa lufta vijon të hapë plagë, ukrainasit përpiqen të fillojnë nga e para dhe të kërkojnë përsëri lumturinë.  Një infermiere 23-vjeçare humbi të dyja këmbët dhe 4 gishtat e dorës nga një bombardim rus, teksa i drejtohej shtëpisë së bashku me partnerin.

Nga shpërthimi më 27 mars, partneri i saj mbeti i padëmtuar dhe ishte ai që e shpëtoi atë duke e çuar në spital.

23-vjeçarja Oksana i është nënshtruar disa operacioneve në Dnipro dhe rreth një javë më parë, çifti mbërriti me një autokolonë humanitare në Lviv dhe vendosi të lidhë kurorë në spital ku dhe kanë krye ‘vallëzimin’ e tyre të parë.

Dasma u festua në departamentin e kirurgjisë të spitalit në Lviv, ndërsa unazat e martesës dhe fustani i nusërisë së bashku me tortën iu dhuruan çiftit nga vullnetarët. / La Stampa

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›